SPAK: Makthet e politikës, dosjet dhe zyrtarët e shënjestruar

30 Dhjetor 2017, 09:23Politika TEMA

Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Dhe zbatimi i reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut, rezultatet e para të Vetingut, konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe zgjedhja e kryeprokurorit me mandat 7-vjeçar nga KLP dhe Parlamenti. Vetingu në Policinë e Shtetit dhe reforma në të gjithë piramidën e administratës publike, janë një tjetër sfidë për vitin që vjen.

Në fokus të vëmendjes do të jetë edhe aksioni politik i opozitës, i cili do të nisë në janar, me qëllim për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’ dhe kryeprokuroren e re të përkohshme Arta Markun. Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE për çeljen ose jo të negociatave do të jetë një tjetër ngjarje që do të shënjojë vitin 2018 për shqiptarët.

Ngritja e mundimshme e SPAK-ut

SPAK-ut është një strukturë e veçantë e parashikuar në Kushtetutën e ndryshuar dhe në një ligj të veçantë. Kjo strukturë ka si objekt gjurmimin, hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit në nivele të larta. SPAK-u përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat e Speciale. Për miratimin e kësaj strukture të frikshme që ka trembur politikanë, kanë luftuar për tre vite me radhë amerikanët dhe vendet e BE.

Kur ndërkombëtarët thonë se politika dhe gjyqësori kanë frikë nga reforma, i referohen pikërisht SPAK-ut. Fillimisht, ngritja e SPAK u tentuan të sabotohej, duke mos votuar ndryshimet Kushtetuese, por deputetët që bënë rezistencë u kërcënuan se do të futeshin në listën e zezë të SHBA.

Më pas, SPAK-u u bllokua përmes zvarritjes së Vetingut nga armata e gjyqtarëve dhe një pjesë e politikës, duke ankimuar ligjin në Kushtetuese. Aktualisht, zbatimi i ligjit të SPAK-ut është bllokuar për shkak të zvarritjes së ngritjes së KLP dhe KLGJ, po nga politika dhe gjyqësori. Gjithsesi, procesi ka hyrë në një rrugë pa kthim. Duke iu referuar procedurave dhe afateve, lëvizjet e para për ngritjen e SPAK-ut do të nisin në muaj mars të këtij vitit 2018.

Për ngritjen e strukturave të SPAK do të asistojnë përfaqësues të SHBA dhe BE. Njerëzit që do të bëhen pjesë e këtyre strukturave do të kalojnë Vetingun, duhet të plotësojnë kushte dhe kritere të forta si dhe do të jenë nën monitorim të rreptë nga struktura të tjera të posaçme.

Dosjet që do jenë objekt i SPAK-ut

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Gjithashtu, në kompetencë të organeve të SPAK-ut do të jenë çdo vepër penale që dyshohet se është kryer apo që është kryer nga funksionarë apo ish-funksionar shtetëror që nga viti 1991 deri në ditët sotme. Pra, çdo aktivitet i paligjshëm i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që pas rënies së regjimit komunist, mund të hetohet dhe gjykohet.

Funksionarët në shënjestër

Objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale do të jenë veprat penale të presidentit dhe ish-presidentëve, kreut të kuvendit dhe ish-kryetarëve të Kuvendit, kryeministrit dhe ish-kryeministrave, ministrave dhe ish-ministrave, të të gjithë deputetëve dhe ish-deputetëve, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të kryeprokurorit dhe ish-kryeprokurorit, të krerëve të organeve të reja të drejtësisë dhe të drejtuesve të institucioneve qendrore apo të pavarura që nga viti 1991.

Roli i FBI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, do të mundësojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke marrë pjesë edhe në hetime të caktuara.

Në ligjin për SPAK, janë parashikuar edhe ekipe të përbashkëta hetimore mes Shqipërisë-SHBA-BE, për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Evropian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore.

Dosjet

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetëror që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Sfidat

Të gjitha pritshmëritë, makthet e politikës dhe sfidat për vitin 2018 duket se konsistojnë në finalizimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe impaktin e saj. Finalizimi i zbatimit të reformës duhet të kalojë përmes disa pikave kulmore, siç është ngritja e SPAK-ut.

Funksionarët në shënjestër të SPAK

Presidenti i Republikës, ish-presidentët
Kryetari i Kuvendi, ish-kryetarët e Kuvendit
Kryeministri, ish-kryeministrat
Ministrat, ish-ministrat
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, ish-gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
Prokurori i Përgjithshëm, ish-kryeprokurorët
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Kryetarit të Bashkisë, ish-kryebashkiakët
Deputetët, ish-deputetët
Zëvendësministrat, ish-zëvendësministrat
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,
Drejtuesit e institucioneve qendrore, ish-drejtuesit e institucioneve qendrore
Drejtuesit e institucioneve të pavarura, ish-drejtuesit e institucioneve të pavarura(Marre me shkurtime nga Shqiptarja.com)

7 komente në “SPAK: Makthet e politikës, dosjet dhe zyrtarët e shënjestruar”

  1. KOSOVA KRESHNIKE says:

    CFARE BERI SPK NE KOSOVE ?????????

  2. taraboshi says:

    O Mero na kenaqet me kete artikull po ketu ne gazeten tande ne nje koment para disa kohesh keto kam kerkuar edhe une te behen pra çdo gje duket ne rruge te mbare .Prandaj u hidhkan perpjet dhe mundohen te sabotojne sepse e bikan kush e ka mizen nen kesule pra te gjithe atyre qe u rendon mbi shpine barra e krimeve kundershtojne dhe protestojne .

  3. BERISHA KRENARIA E KOMBIT says:

    Do haje nje te thate SPAK se populli mori fund me plera politikane drogaxhinj dhe juve pederet e mediave. Juve ju shkerdhehen djemte dhe valzat qe keni neper universitetet EU. Dava virusesh per kete komb dhe popull te nenshtruar.

  4. joel shkodra says:

    Po ambasadoret dhe punonjesit e ambasadave a do te jene ne shenjester te SPAK-ut?

  5. h says:

    Per popujt HAJDUTË vetëm një sistem është i përshtatshëm ;
    DIKTATURA !!!! DIKTATURA!!! DIKTATURA !!!

  6. drejtesia po vjen says:

    Me keto qe shkruani, na duket sikur na tallni , se po te behet kjo Shqiperia eshte pastruar perfundimisht. Por a mund te ndodhe kjo? Kurre nuk e besoj. Te pakten mbahuni fjales se Ngjeles vetem: Shqiperia eshte e lire, kur Sali Berisha te jete ne burg. Pastaj po mundi SPAK le te vazhdoje pastrimet.

  7. Qytetar says:

    Populli shqiptar po pret me padurim SPAK dhe ndeshkimin e korrupsionit ne Shqiperi.
    Viti 2018 ardhte me kembe te mbare ne kete drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje