Profili: Mori “çelsat” e organit të akuzës për Tiranën, ja kush është prokurori Dritan Rreshka

29 Dhjetor 2017, 14:41Politika TEMA

Prokurorja e Përgjithme e përkohshme Arta Marku firmosi sot largimin nga detyra të kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha dhe emëroi në vend të tij Dritan Rreshkën.

Po kush është është prokurori që do drejtojë organin e akuzës për Tiranën?

Profili:

Dritan Rreshka është diplomuar në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master në të Drejtë Penale në po të njëjtin universitet.

Në periudhën 2001- 2004 ka ndjekur studimet në Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin “Magjistrat Prokuror”.

Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, në periudhën 2003 – 2009 ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në qershor të vitit 2009 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, detyrë të cilën e ka kryer deri në muajin shkurt 2010.

Në muajin Mars 2010 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, funksion të cilin e ka ushtruar deri në janar të vitit 2013.

Prej muajit janar të këtij viti ai është zëvendës-drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prej disa vitesh është ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e që lidhen me pastrimin e parave.

Është certifikuar nga Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Gjyqësore, në Departamentin e Drejtësisë SHBA si trajner për aftësitë e prezantimit të çështjes në gjyq, duke marre pjesë me cilësinë e ekspertit në trajnimin e studentëve magjistratë për sa i përket kësaj fushe.

Ka kontribuar në hartimin e tekstit “Manual për hetimin e krimit financiar” botuar në vitin 2010 me mbështetjen e projektit OPDAT. (TemA)

10 komente në “Profili: Mori “çelsat” e organit të akuzës për Tiranën, ja kush është prokurori Dritan Rreshka”

  1. Shigjeta says:

    Mos i jepni rendesi dhe shume reklame se cshkolla , master dhe nje karo me specializime , por jepni rendesi se cdo bejne me zgjidhjen dhe pastrimin e skandaleve monster qe shoqerojne per 27 vjet jeten dhe demokracine shqiptare , dhe per ato nuk shkruani asnje fjale , dihet qe puna juaj shte e heshtur , megjithate nje deklarate keshtu sa per te ngrohur shqipteret nuk do qe keq …………

  2. Problemi eshte qe Rreshka eshte qr te mos rreshket si dhalla e co

  3. gjergji says:

    more ka futur ndonje ne burg ky se keto shkollat juve is shtoni sipas qejfit..

  4. aki vlora says:

    Te ngelemi ne shprese dhe suksese ! Sa per shkollat nuk me hyne ne pune fare por sa pune do beje ne luften kunder krimit. Tung.

  5. Che Guevara says:

    Ne Shqiperi i jepet me teper rendesi diplomave si letra,pjesmarrjes ne seminare e takime te cfare do lloji qofte edhe 1 dite jashte e brenda vendit,emerimit ne poste te larta,qofte edhe per interesa te padroneve dhe aspak cilesive te tij morale,profesionale,guximit per t’u ndeshur me krimin pa patur frike nga presionet etj!
    Prokuroret mbi te gjitha duhet te vleresohen per dinjitetin personal,konseguencen ndaj ligjit e jo diplomave apo posteve te meparsghme!
    Diploma dhe poste kishte edhe Dhalla,por e beri prokurorine cerdhe te mbulimit te krimit!
    Per mua Dhalla duket cuar para gjyqit per shperdorim detyre dhe mbeshtetes te krimit!

  6. Ali Pasha says:

    Hahaha vetëm nga mbiemri nuk me ngrohë…
    Ku i dihet…mund te ndodhë dhe mrekullia…

  7. MARK KOLA says:

    jam nje qytetar nga tirana me vjen shume mire qe prokuroria po fillon te levize por i baj thirrje prokurorise te veje para pergjegjsise sa ma shpejt te gjithe ato qe bane diten e zgjedhjes te prokurores perkohshme qofshin ato depotet apo protestues por edhe per gjithe ato persona qe po punojne per destabilizimin e vendit me qellim lenien e vendit jashte BE

  8. Deno says:

    Po çfare shkolle ky eshte nga Librazhdi me i paafti ky ka kaq vjet ne prokurori nuk ka hapur asnje dosje
    Ky ka arritur deri ketu se ka mbaruar shkollen me korespodence me djalin e Afred Moisiut ai qe vdiq ne aksident
    Tani u binda qe prokuroria eshte per te ardhur keq

  9. Ben says:

    KY ESHTE E SIGURTE QE NUK E KA VENE GISHTIN NE MJALTE . MOS U LODHNI KOT O NJEREZ NJELLOJ JANE TE GJITHE.

  10. Ky djal esht nga nje fshat te librazhdit qe quhet babje …dhe esht I shkolluar dhe zoti I ka fal telentin zjuarsine…nuk ka pas asnje ndime thjesht zjuarsia e tij….te lumte DRITAN RRESHKA por mos harro se je babjenak…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje