Arta Marku shkarkon Rovena Gashin, krahun e djathtë të Adriatik Llallës. Shkarkon edhe kryeprokurorin e Tiranës, ja kush e zëvendëson

29 Dhjetor 2017, 12:26Politika TEMA

Kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar nga detyra prokuroren Rovena Gashi.

Kjo e fundit mbante postin e drejtores së njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori.

Në vend të saj, Marku ka emëruar Arqile Koçën, i cili ishte edhe kandidat për postin e kryeprokurorit, pra rival i saj.

Rovena Gashi u bë e njohur për publikun, si krahu i djathtë i Adriatik Llallës.

Por, me largimin e këtij të fundit, duket se edhe karriera e Gashit ka marrë tatëpjetën.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.

Duke filluar nga dita e sotme (e Premte, dt. 29.12.2017), prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.

Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, caktohet prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Marku shkarkon edhe kryeprokurorin e Tiranës, ja kush e zëvendëson

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka firmosur edhe largimin nga detyra të kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha.

Fusha ishte komanduar në këtë detyrë nga ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në vend të tij, Marku ka vendosur që të emërojë Dritan Rreshkën.

Pas largimit nga Prokuroria e Tiranës, Petrit Fushaj do të ushtrojë detyrën e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, në sektorin e Dekriminalizimit.

(TemA)

13 komente në “Arta Marku shkarkon Rovena Gashin, krahun e djathtë të Adriatik Llallës. Shkarkon edhe kryeprokurorin e Tiranës, ja kush e zëvendëson”

  1. BravoReforma says:

    Sic e shikoni asgje ska ndryshuar dhe sdo ndryshoje perderisa nuk i nenshtrohet kontrollit te figures se politikanit apo pushtetarit vete Edi Rama, Ilir Meta,LulBasha.Te tjerat jane fllucka sapuni si ato te Lu Lu SE.

    1. populli shqiptar says:

      Ke harruar Sali Berishen , kryekriminelin o Bravo Reforma!

  2. zambi says:

    Kur u emerua nga rilindja sikur u tha qe kjo nuk emeronte apo shkarkonte dot prokurore

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ahh nuk emeron njeri, nuk hap dot ceshtje, nuk I mbyll, nuk ben ate dhe nuk kete.. Dordolec per publikun thuaj huh?!?!

  3. bregdetari says:

    HE ME TE LUMTE !
    FILLIMI I MBARE GJYSMA E PUNES.
    ZBARDHJA FAQEN KETIJ VENDI.

  4. TVSH says:

    E hoqi nga nje karrige e e vuri ne nje karrige tjeter.
    Me pak fjale…llumi vazhdon.
    Pres Bledi Manen te na thote ku di i kalojne festat e fundvitit kjo me tikun?
    Jam mese i sigurt se do e kalojne kete tragjedi qe i gjeti diku ne maldive…jete e keqe,e pameshirshme thuaj.

  5. Beluli says:

    Fillim i mbare per kryeprokuroren Marku dhe meriton nje bravo te madhe.Ato zyra kane nevoje per njerez te ndershem dhe kompetente dhe jo per lavjerres e gjumashe te korruptuar si Llallushka dhe bythelepiresit e tij.Zonja Marku shume shpejt do vendosi ne krye te puneve njerezit e devotshem,qe nuk mungojne ne kete vend dhe do pastroje gjithe te korruptuarit dhe gjumashet mbi dosjet e te inkriminuarve si puna e llalles e veglave te tij,te njohura boterisht.

    1. albaniafirst says:

      Nje inxhinjer qe kishte kryer nje krim, kur vdiq e derguan ne ferr. Mbas disa kohesh, zoti dergoi ne ferr njerin nga engjejt e tij per inspektim. Kur arriti atje, engjelli u cudit, pasi ne vend te kazanit te madhe dhe zjarrit te perjetshem, pa rruge te shtruara, pallate te ndertuara bukur, sheshe pushimes, dyqane si ne asnje vend tjeter dhe shume gjera te tjera te bukura. U kthye engjelli ne parajse dhe i raportoi zotit per te gjitha gjerat qe kishte pare ne ferr. Kur lexoi raportin e engjellit, zoti thirri djallin dhe e pyeti se c’kishte ngjare me ferrin?
      Djalli, shume i kenaqur ju pergjigj zotit se qekur i kishin derguar ate inxhinjerin, jeta ne ferr ishte bere me e mire se ne parajse. Atehere zoti i tha qe ta dergonte inxhinjerin ne parajse, por djalli kundershtoi me te madhe.
      Atehere zoti i inatosur e kercenoi se ne se nuk do i kthente menjehere inxhinjerin ne parajse, ai do ta hidhte djallin ne gjygj.
      Ashtu, beri cudi djalli, po avokatet ku do ti gjesh…?
      Zonja Arta, mund te jete shume e ndershme dhe e afte, por problemi eshte se ne sistemin tone te drejtesise nuk ka mbetur asnje qe mund te konsiderohet i denje per te bere nje lufte pa kompromis kunder krimit.

  6. Mihali says:

    Tani prokuroria e pegjithshme ka Zot . Nje fillim i mbar sa gjysme e punes.Para ksaj zonje do te dridhen edhe politikanet e vendit,qe para nuk pranonin te shkonin
    para prokurorit,kur u vra Azemi,kur ju Vu flaka Shqiperis,kur ben grushtin e Shtetit ne’98 etj.etj.
    Ketej tutje nuk behet shaka me prokurorin e te mos zbatojne urdhrat e prokuroris.
    Tani beu qe bente pordha du te dhitet.

  7. Patriroti SHBA says:

    NJe urim te vecant i dergojm zonjes Marku nga SHBA, per detyren e re, por edhe per reformimin e keti
    institucjoni, per te ndertuar nJe staf, sa me profesjonal, larg mvartesis politike. Figura te afta e spikatura, qe te ven ne zbatim rrreformen ne drejtesi,.
    Mezi presim hetimin dhe ndeshkimin e peshqeve te medhenj, qe jasht cdo llogjike, jan pasuruar ne saj te pushtetit dhe abuzimit me ligjet e shtetit, kushtetuteste vendit. Portali Platforma coom na njeh me peshqit kryesor, me emer e mbiemer, se kush jan e cpasuri disponijne. Nese se kini degjuar, kerkoni ne skajp dhe dota gjeni.
    Gezuar dhe pershum vjet zonja Marku. SHendet e suksese ne vitin e ri 2018.

  8. Rrempatja says:

    Pa rene balena ne rrjet kot eshte, peshqit dalin nga vrimat e rrjetes. E kshu do presim e do presim derisa te kendoj qyqja nga bishti.

  9. DALLTON says:

    Mbas 27 vjet “demokraci” SHqiperia tani po filloi te marre fryme.

  10. Arjani says:

    Haha hahaha sa kam qesh me ca vemje te edvin drogaxhiut ketu.

    Asgje nuk ka per te ndodhur .

    Thjesht edvin cifuti bashke me sorosin kane per te pasur krejtesisht sistemin e drejtesise ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje