Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të fundit për këtë vit, është pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë merak për reformën në drejtësi, dhe a ka ai vetë frikë nga ajo.
“Keni dëgjuar shumë politikanë që i bien gjoksin për virgjërinë e tyre, unë nuk hyj te ata.
Reforma në drejtësi është një nga obsesionet që unë kam pasur, në kuptimin e pikave fikse, se si ne mund dhe duhet të bëjmë shtet këtu.
Për këtë kam insistuar të futet në programin e PS, edhe pse reforma në drejtësi kërkonte ndryshime kushtetuese, se isha i bindur se i kishte ardhur koha, dhe kur i vjen koha gjërave, është e kotë t’i mohosh.
Nëse kjo tregon se unë kam frikë nga drejtësia, ky nuk është problem im.
Problemi im është si të bëhet në këtë vend që të ndahet zullumi mënjanë e të mos vazhdojë historia të gjithë janë njësoj, të gjithë hyjnë e dalin në zullum” u shpreh Rama.(TemA)
Ky eshte kryesori.Mjaft uju morri per budallenj.
Lexoni me vemendje sa e stergjat pergjigjen qe nenkupton ai eshte i pari qe ka frike se milionat ne off-shore do ti dalin nje dite, maskuar ato si te burazerit.
Ky doli mashtrus me i madh se Sali Berisha.
Saliu vetem detin shiti, ky shiti detin, token dhe na solli plehrat.
Me pelqen pergjigja e z.Rama !Reforma ne drejtesi do behet nqs do USA & BE.Po te ishte per politikanet shqiptar nuk do behej ,kete e shprehu edhe Ambasadori Lu !Politikanet shqiptare duke perfshire edhe rregjimin ogurzi komunist-enverist nuk kane dashur qe Shqiperia te behej shtet ligjor ,shtet i se drejtes,sepse e kane konsideruar vendin si pronen e tyre dhe popullin si skllav !Keto 26 vitet e fundit korrupsioni eshte ngritur ne nivele shume te larta,nje arsye shume e forte ka qene varferia ekstreme nga rregjimi komunist dhe grabitja e prones prej tyre prej me shume se gjysem shekulli,mohimi i prones se pronareve te ligjshem dhe grabitja e prones nga pronaret e rinj proletare !