Ky ishte viti i Edi Ramës!

29 Dhjetor 2017, 11:33Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Si çdo fundviti, mediat përzgjedhin ngjarjet kryesore që shoqëruan vendin.

Kuptohet, zhvillimet politike janë ato në qendër të vëmendjes.

Në Shqipëri, dy kanë qenë zhvillimet kryesore: Reforma në drejtësi dhe çadra e ngritur nga opozita kundër saj.

Ishin edhe zgjedhjet parlamentare, por ato nuk patën histori, pasi Edi Rama fitoi bindshëm ndaj një opozite të dobët e të përçarë, e cila për më tepër vuajti pasojat e aksionit të saj anti-perëndimor, për të penguar miratimin e reformës në drejtësi.

Gazetari Lutfi Dervishi shkruan me ironi se ky ishte viti i opingës:

Dy lajmet më të shumta për 2017 ishin :

1.Lajmi për atletet e Ramën

2.Lajmi për çizmet e Monikës

3.Lajm i munguar: lajmi për opingat e njerëzve”.

Por, përtej ironisë, ky mund të thuhet se ishte viti i Edi Ramës.

Ai arriti fitore të njëpasnjëshme politike përballë kundërshtarëve të vet.

Duke nisur nga reforma në drejtësi, të cilës i hapi rrugë pa asnjë kundërshti dhe duke ua lënë në dorë plotësisht ndërkombëtarëve.

Kjo i dha shumë pikë jo vetëm në Perëndim, por edhe në vend, gjë që u reflektua edhe në zgjedhjet e qershorit.

Fitorja më e madhe politike, që mund të quhet një art i vërtetë, ishte marrëveshja e majit me Lulzim Bashën, duke befasuar çdokënd.

Mbi të gjitha kundërshtarët e tij të LSI dhe partitë e tjera, të cilat ishin mbledhur t’i bënin “funeralin”, por u “groposën” vetë.

Me atë marrëveshje, ai me një gur vrau dy zogj.

E para, arriti që të bindte opozitën të futej në zgjedhje, në një kohë që dukej se ajo ishte futur në një rrugë pa kthim, për të bojkotuar zgjedhjet.

E dyta, ai e futi opozitën në zgjedhje të ndarë, pa koalicione, gjë që favorizonte në mënyrë të qartë Partinë Socialiste, e cila ka elektoratin më të madh në vend.

Duke shmangur një bashkim PD-LSI para zgjedhjeve, Rama arriti një fitore të pamenduar dhe të paaritur nga askush më parë.

Para kësaj fitoreje historike, ai arriti të nxirrte nga skena edhe Ilir Metën, duke e “futur me zor” në Presidencë, nga ku është i padëmshëm për të.

Me Berishën që e nxorri në pension në vitin 2013 dhe me Metën që e “burgosi” në Presidencë, tashmë Edi Rama ka mbetur vetëm përballë Lulzim Bashës, një kundërshtari që e “gënjen” me çikërima, siç ishte “qeveria e përkohshme”, dhe mund të qeverisë i qetë dhe madje, ka shanse të mëdha që të fitojë edhe zgjedhjet e adhshme parlamentare.

Kuptohet, derisa pa i plasur ndonjë skandal i madh apo çështje si ajo e Tahirit, që mund t’i trondisin qeverinë.

Ndryshe, as çizmja e Monikës e as “kërcënimet” e Bashës, s’mund t’ja prishin rehatinë e fitimtarit të madh politik të vitit që po lëmë pas.

11 komente në “Ky ishte viti i Edi Ramës!”

  1. Suprizon Ramiu says:

    Ai jua morri voten me droge dhe mashtrime. Lum ju qE jua f uti EDSCOBARI.

    1. eduin says:

      ti suprizon ramiu do jesh jashteqitja e kombit

    2. Bushi says:

      Suprizon! Te jesh ti dhe kushdo tjeter, se, Edi Rama dhe ps-te nuk i moren votat me leke droge,por me voten e ndersheme te popullit.Votat iu dhane Ps-te,se, populli e urren pd-ke,LSI-n se jane ato qe prodhojne padrejtesi dhe jane radikale.Perdorja e lekeve te droges per blerje votash,perdoret nga opozita per te mbuluar humbjen drastike te saj ne 25 qershor.Nuk eshte aspak e vertete se, votat u blen.Ajo eshte nje shpifje qe nuk e beson askush.Ate e besojne injorantet e pd-ke dhe te LSI-s,qe nuk kane ç’i bejne gomarit i bjene samarit.Ju te pd-ke vazhdoni t’i bini samarit se Edi Rama po ecen i sigurt perpara i mbeshtetur nga populli dhe bota.

  2. Jeta says:

    Ja ke fut kot o merooooo, rama do mbahet mend si manalli me i madh i mundeshem qe drejtoi kte popull si dele dhe ty si mushk.

  3. Goni says:

    Zoterinjte e zonjat me lart e paskan djere fort,kujdes per here tjeter

  4. mirel says:

    Ky eshte viti i Skenderbeut te mbuluar, per here te pare ne historine e Shqiperise si shtet i pavarur.
    Ky eshte viti i RiHaleances se plerave. Qe nuk po bejne Reforme vetem nderrojne pozicionet, nga kryetar Partie ne president.
    Ky eshte viti ku Ramiu tregon fytyren e vertete te Ramutit. Nje sherbetor serb te Vucicit..
    Futi Serbine para nesh ne EU..i ka dhene Shqiperine me mareveshjen e Triestes.
    Dhe i dha Greqise varret per te ringritur perseri kufirin e Virio Epirit. Por kete rradhe deri ne Tirane, me ane te Janullatos, qe vete Ramiu po e pershendet sot aktin e dhenies se neshtetesise.
    Ky eshte njeriu qe nuk po ndalet para asgjeje per shkaterrimin e Shqiperise nga koncesionet.
    Rezultati..naftetaret pa rroge.
    Keto jane efektet e qeverisjes Ramutiane.
    Si naftetaret jane shumica e shqiptareve. Nuk dine nga tia mbajne dhe bredhin rrugeve te Evropes, per tu rikthyer ndonjehere si Florenci.
    Fatin e tij pacin femijet tuaj. Te Ramiut, Metes, Ahmetes, Berishes, Bashes . Te gjithe krimineleve qe mbajne peng kete popull

    1. Harillaqi says:

      Mirel! te paska ngecur kerraba ne bythe.Nuk ke pse mallkon femijet e te tjereve,se femijet jane femije dhe te pafajshem.Por mallkimi bene efekt atje ku del.

  5. Ky miku says:

    A te me rruac o mirel, ndersa ti zonja Jeta, te ma zenc nga gusha kete mikun tim. Mirel e shof qe te paska ikur fiqiri, kur lexove artikullin, sja vlen te merresh me teper me ty, se jam i zene me Jeten, po me ngroh gushen.

  6. Termal says:

    Patjeter qe do te ishte viti i Rames, dhe te tjeret do te jene akoma me shume ,sepse per here te pare ne historine e Shqiperise po e fut vendin ne shinat e institucioneve te verteta te pavarura ,moderne e demokratike ,te cilat perbejne bazen e vertete e te sigurte per zhvillim ekonomik e per rritje te mireqenies. Rrumpallhanet nuk e kuptojne dot kete prandaj dhe ja fusin kot. Hajdutet e antishqiptaret, qe i kane sjelle Shqiperine e shqiptaret verdalle si kali ne leme per tridhjete vjet, tani ndjejne fundin shpejte ku Rama i coi me mjaft aftesi.E kuptuan me kohe por nuk ishin ne gjendje ta ndalonin per shkak te inteligjences se shumices se shqiptareve . Tani eshte teper vone . Cfare po bejne ne perpjekjet per destabilizim jane shprehje e frikes qe i ka kapluar. Por asgje nuk mund te bejne dot sepse cfaredo loje te suksesshme te deritanishme me perdorimin e turmave masive per te ndryshuar situatat ne favor te vetes, si me te ashtuquajturen lufte kunder komunizmit e mbetjeve te tij, apo lufte kunder shtetit korruptiv te bijve etj, i ka dale boja perfundimisht si ne sy te shqiptareve ashtu edhe nderkombetareve.

  7. $ says:

    Bravo Edi …. je me vizion dhe mbi te gjitha ke nje konstruksion te brendeshem te ndertuat nder vite nga familja jote e nderuar. Forca dhe thellesis e saje po e ben e do ta bej me te larte e te sigurte ndertesen e Shqiptareve… vazhdo ne kete drejtim dhe me besim . Kujdes !!!!! sigurine tende ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje