Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët po bën analizën e 100 ditëve të para të qeverisjes.
Shefi i qeverisë garanton se në janar pritet të dalin rezultatet e para të pastrimit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar.
“Sot jemi në kushtet e një tjetër simulimi të një krize artificiale dhe përsëri dhe kjo lidhetj qartësisht me reformën në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformës dhe me pamundësinë e një pale për të pranuar pandalshmërinë dhe domosdoshmërinë njëkohësisht të reformës në drejtësi.
Reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm. Institucionet e vettingut janë në punë me orë të plota dhe në fillim të vitit të ardhshëm do shikojmë rezultatet e para konkrete të pastrimit të Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar” shprehet ndër të tjera Rama. (TemA)