Pronarët e kompanisë GOMG Holdings Ltd- Harry Sargent III dhe Mustafa Abu Naba’a, kanë shitur aksionet e tyre në kompaninë Ionian Refining and Trading Company, IRTC, e cila menaxhon nëpërmjet një kontrate qiraje rafinerinë e Ballshit.
Nga Besar Likmeta
COGM Holding LTD njoftoi të premten nëpërmjet një njoftimi për shtyp se paketa e saj minoritare në kompaninë IRTC, i ishte shitur partnerëvë të saj vendorë, pa specifikuar se kush ishin këta të fundit.
‘Që nga maj 2017 dhe nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi për shitjen e aksioneve, zoti Sargent dhe Abu Naba’a nuk janë përfshirë në asnjë vendim të bordit të IRTC-së, dhe vendimet e përdtishme janë bërë nga partnerët vendorë,” shkruhet në deklaratën e GOMG Holdings Ltd, duke shtuar se shitja e paketës se aksioneve sillte në një linjë “pronësinë dhe menaxhimin e kompanisë.”
“Z Sargent dhe Z. Abu Naba’a janë të trishtur teksa dëgjojnë lajmet mbi vështirësitë e tanishme në Ballsh, po kanë kohë që janë tërhequr nga roli menaxhues,” shtoi deklarata.
IRTC, e regjistruar fillimisht në ishujt Virgjin Britanikë, kishte në krye të Këshillit Mbikqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës.
Harry Sargeant është zv/president i i kompanisë Global Oil Management Group Ltd, një korporatë ndërkombëtare në fushën e naftës me bazë në Florida. Sargeant, i cili vlerësohet se ka një pasuri mbi 2 miliard USD, u shfaq si përfaqësues i grupit investitor në rafinerinë e Ballshit shtatorin e shkuar, gjatë inspektimit që i bënë rivënies në punë të uzinës nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiwan’ në Tiranë, Besnik Sulaj.
Një vit pas marrjes me qira të rafinerisë së Ballshit nga nje banke e nivelit te dyte, IRTC gjendet në vështirësi financiare.
Punonjësit e rafinerisë prej më shumë se një jave, kanë mbajtur protesta në Ballsh, Fier dhe Tiranë duke kërkuar shlyrjen e pagave të papaguara nga IRTC.
Naftëtarët kërkojnë t’u paguhet rroga e nëntorit, ndërsa një pjesë e tyre kanë rroga të prapambetura prej mbi një viti nga uzina e përpunimit të naftës. Punëtorët thonë se rrogat e tyre të papaguara nuk njihen nga administratori aktual i uzinës dhe se ata mendojnë se prej shumë muajsh sigurimet e tyre nuk janë paguar.
Një pjesë e naftëtarëve janë në proces gjyqësor për të marrë rrogat e shkuara, por vendimet e gjykatave marrin kohë për t’u konkluduar dhe në shumë raste nuk gjejnë ekzekutim.
Naftëtarët janë aktualisht pa punë, ndërsa kompania administruese IRTC tha për BIRN më herët se shkaku i mosdhënies së rrogave është mungesa e naftës bruto, e cila ka sjellë mbylljen e rafinerisë.
Kjo mungesë vjen për shkak se IRTC nuk ka arritur të sigurojë naftë bruto nga prodhuesi kryesor i naftës bruto në Shqipëri, Bankers Petroleum, por një zyrtar i Bankers i tha BIRN se kjo kompani nuk mund të furnizojë naftë te rafineria pa marrë pagesat.
Të dy rafineritë e vendit, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit, përbënin një ndërmarrje fitimprurëse të shtetit shqiptar deri në vitin 2008, e aftë për të mbuluar deri në 25% të konsumit vendës të nënprodukteve të naftës. Rafineritë hynë në kriza të përsëritura pas privatizimit në vitin 2008.
Një investigim i vitit 2016 nga BIRN zbuloi se si biznesmeni Rezart Taçi përvetësoi qindramilionë dollarë ndërkohë që institucionet e shtetit qëndronin pasivë përballë borxheve në rritje.
Në shtator 2016, qeveria aktuale bekoi në një ceremoni të veçantë atë që e shpallën si një marrëveshje private me një grup biznesmenësh për të rivënë në punë rafineritë.
dmth
edhe zyrtarisht kete kompanine e naftes nuk e paskan amerikanet po e paska partneri lokal
qe rastesisht rastesisht eshte miku i ngushte i timonierit te madh.
dmth dmth leket ketyre fshatareve nuk jua ka mbajtur amerikani po jua ka mbajtur miku i ngushte i timonierit te madh.
a me te lumte o timonieri i madh ata njerez e meritojne tju mbash leket e bukes dhe te femijeve tju prishesh shtepite si atyre ne zharez se ata prape ty te votojne o gjigant, merjua shpirtin ska pse leket e tu dhe te besos ti gezojne ca fshatare idiote.
PS: se mu kujtua ore ky i ligu i te ligjve qe e ka fajin per cdo gje ne shqiperi sali berisha sikur ka nja tre vjet qe thote se kete naften e ka mare besua i rames, po populli trim dhe liridashes shqiptar kuptohet qe nuk e besoi se udheheqesi i madh timonieri i madh islamiku i madh mund te bente gjera te tilla.
edhe nje pyetje e fundit me rinasin ca u be kush eshte kompania qe e ka blere a ka lidhje timonieri i madh ose ndonje i afert i tij me kete kompani apo edhe keto fjale te saliut besoj????????
deri sa te vertetohen hallall leket e popullit trim dhe liridashes
Keta puntoret duhet te jene te lumtur.
Se me ne fund nuk po i vjedh taci me berishen.
Por po i vjedh besua me timonierin.
Dhe nuk ka lumturi me te madhe kur te vjedh edhe buken e femijve ai qe i ke dhe voten.
Shikoni me kujdes ca thote amerikani!!!!!!!!!!!
Ne nuk e kemi administruàr asnje dite kete kompani po e ka bere partneri lokal!!!!!!!! Dhe tani po ja shesim partnerit lokal dmth Besos.
Cila kompani ne bote nuk e administron vete bisnesin e saj po jua le te tjereve????????
Sidomos sidomos kur jane dhjetra ne mos qindra milione €.
Pra e vertetuar katerciperisht se qe diten e pare timonieri nuk ja ka dhen amerikaneve por Besos
E kuptoni talljen vjedhjen
Ta gezoni rilindas dhe ju shijofte!!!
Sa shpejt i shesin aksionet kur duhet te japin pergjegjesi…
Ish prokurori shtetit Adriatik Llalla denoncoj ambasadorin Lu
se donte te nderhynte ne hetimin qe prokuroria bente ndaj
nje investitori amerikan te naftes.
Mendoj se nje hetim i qeverise amerikane do e nxjerre Donald Lu-ne
si nje diplomat qe po shtremberon qendrimin e shtetit Amerikan.
Boll mo me keto genjeshtra se nuk i hane shwiptaret keto. Kjo kompani eshte pjelle imagjinare korruptive me Beso kembeleshin e Tajvanit si perfaqesues te hajduterise ne formen e nje ortakerie me ministta deputete dhe vete te parin e tepsise. Beso kembeleshi ka mashtruar per pagat punonjesit e rafinerise se Fierit, vononte si ti donte ka..i pagat e punonjesve te Albpetrolit meqe ” blinte” gjithe naften bruto te kesaj kompanie dhe zinxhiri i nje mega vjedhje u ktijua me marrjen me qera te ARMO nga Beso kembeleshi ne versionin amerikan,duke vjedhur gjithe naften e puseve te Ballshit bashke me Endri Puken. Ky rast duhet hetuar nga Prokurori i Pergjithshem pasi perben nje mega abuzim. Beso Habilaj Balilaj nje mut jane ????
Paret kane kohe qe kane ikur dhe ikin.Nuk ka zot ta pengoje me ato kontrata qe jane bere,kontrata hajdutesh,kot lodhen .Mjere populli.
nje mospaguerje e siguracioneve , rrogave, etjer do kishte cuar ne sekuestrim cdo lloj firme ne perendim
dhe kush blen aksionet e nje firme i blen ato bashke me borxhet e shitesit por kjo ka ere mafia qe ne gjeneze
rilindja meson nga mekatet e paraardhsve….kjo tregon sa me shume perkushtim punon rilindja per popullin..te na rrojne berisha rama e mta bashk e marshin nga ditet tona
O njerez, o shtet, j’u kam thene dhe here te tjera…..shume te rralle kane qene dhe jane ata investitore te rregullt( sidomos ne investimet ne hidrokarbure). Mjaft u genjyet dhe mashtruat nga Billionat qe kane keto lloj fytyrash qe tregoni….mos harroni MENDER Transatlantikun, edhe ata qe erdhen dhe bene nje brime ne uje dhe vazhdojne te mashtrojne nga kjo M.. firme, billioniere jane…..
Gezuar o njerez qe akoma i lejoni t’ju mashtrojne keta lloj monstrash….!.
Pra pasuri e popullit shkon ne favor te amerikaniizmit?
Amerikanet vendosin kryeministrin,presidentin e na rrofte pavarsia?
Naftee ka dhe nigeria por sketerre sociale?