Deputeti i LSI mohon vjedhjen në Itali dhe ndryshimin e emrit

29 Dhjetor 2017, 17:11Politika TEMA

Deputeti i LSI, Gledion Rehovica, që sipas prokurorisë njihet në Itali me emrin Kusta Mina, mohoi çdo akuzë që i bëhet se është hetuar, gjykuar apo dënuar në shtetin fqinj.

Në një status në rrjetet sociale, Rehovica i quan shpifje ato që shkruhen për të në media, megjithatë nuk jep asnjë detaj se pse italianët thonë se është raportuar për vjedhje dhe nëse ka përdorur ndonjëherë emrin Kusta Mina.

“Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura.

Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në një rast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian” shkruan Rehovica.

5 komente në “Deputeti i LSI mohon vjedhjen në Itali dhe ndryshimin e emrit”

  1. Zigur Qarri says:

    Po Kryeministri yne,perse u tjetersua nga Edvin Rama ne Edi Rama?
    Ndonje pisllek?-jo,nuk besoj, krize indetiteti po,pa rrespekt per Prinderit…

  2. Kostas says:

    iK O PLEHRE E ilir metes, se te njohin te gjithe qe ke bere burg ne Itali per femra dhe ndoshta vjedhje.

  3. Skrapari says:

    Emri Kusta Mina qe ky birboja, Gledion Rehovica, me origjine trungu familjar skraparlli dhe qe per kete arsye e te tjera qe lidhen me Ilir meten dhe te atin e tij ish kryeagronom i kooperatives se tipit te larte Lapardha ne kohen e komunizmit, u zgjodh deputet i LSI eshte real. Ne Berat nje qytetar mban identitetin Mina Kusta gje qe deshmon se kur ka bere ate procken ne Itali ky Gredion ka perodrur identitetin e ketij qytetari te nderuar beratas gje qe minimalisht perben vepren penale te vjedhjes se identitetit. Kjo do te thote se edhe nese ky pretendon pafajesine nuk eshte i vertete dhe i besueshem pasi edhe se nese nuk ka vjedhur e grabitur dhe, sikurse thote eshte marre kot nga policia italiane eshte privilegjuar pasi ai e perseris ka konsumuar grabitjen e identiteteve te nje qytetari beratas. Kush tjeter pervec tij si i lindur e ritur ne Berat mund te permendete keto identitete nese nuk do ta njihte Mina Kusten? Keshtu qe Gledioni ti lere sqarimet dhe te pohoje te verteten si eshte se ai dhe per mos qenien ne zvicer kam pershtypjen se nuk thote te verteten. Por prokuroria do bej mire te hetoje e tia qep letrat…

  4. Piro says:

    Eshte mese e vertete. Ky person, Z. Mina Kusta e ka pasur shok klase ne 8 vjecare dhe me paturpesine me te madhe ka keqperdorur identitetin e tjetrit. Ne Berat, te gjithe e dine qe Gledi ka qene i denuar ne Itali, biles jo vetem per vjedhje. Me leket e pista ky ka blere prona dhe eshte financuesi kryesor i blerjes se voteve per LSI ne Berat.

  5. Po mire more kusar MINA ne itali nuk ke vjedhur ,po ketu ne Shqiperi sa ke vjedhure per mona histerike cizmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje