Mimi Kodheli: Nëse djali nuk më hap telefonin, ngatërroj botën për të ditur arsyen

1 Janar 2018, 10:01Politika TEMA

Mimi Kodheli është deputetja e njohur shqiptare, e cila ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e saj. Ajo rrëfeu se i ka ndodhur që ai ti ketë prezantuar shoqet, por nuk ka patur asnjë reagim negativ në këto raste.

Një moment që ish-ministrja e Mbrojtjes tregon për ‘Why Not’ nga Roza Lati është se cfarë mund të bëjë nëse ai nuk e hap telefonin.

“E bezdisja më përpara, tani e bezdis më pak.

Por ai e di që kur zilja bie dhe është mami, duhet ta ngrejë telefonin përndryshe unë mund të ngatërroj një botë e gjysmë për të ditur arsyen përse nuk po përgjigjet.

E kam gjithnjë merakun që është mirë, nuk i ka ndodhur ndonjë gjë. Është meraku i cdo nëne.”

Pas kësaj vijoi se suksesi i saj ndodh prej mbështetjes që ka marrë prej familjes, duke shtuar se pasioni dhe dashuria me bashkëshortin mund të jetë më shumë se cka qenë kur ishin të rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje