Humbjet e mëdha duket se kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë detyruar grupin Mak Albania, që ka në pronësi Hotel Sheraton, që të merrte vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.
Sipas bilancit të konsoliduar të Mak Albania, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe Sheraton Tirana Hotels & Toëers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro.
Kompania rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet.
Aktiviteti në 2016-n
Vetëm për vitin 2016, humbjet e Mak Albania arritën në 1.06 miliardë lekë, apo gati 8 milionë euro.
Aktiviteti i kompanisë është përkeqësuar dukshëm në 2016-n, ku humbjet pothuajse u dhjetëfishuan (në 2015-n, ato ishin 1.1 mln euro).
Humbjet ishin dy herë më të larta se të ardhurat, që arritën në 3.3 milionë euro, me një rënie prej 43% me bazë vjetore.
Rezultati negativ në 2016-n ka ardhur si rrjedhojë e raportimit të 6.1 milionë euro humbje nga shitja e Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), i cili u shit për një vlerë prej 820 mijë eurosh, në një kohë që vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro, siç bëhet e ditur në shpjegimin në bilanc. Sipas ekstraktit të Alfa Butrint, Hotel Butrinti i është shitur në dhjetor 2016 sipërmarrësit shqiptar, Shyqyri Duraku.
Por edhe pa përfshirë rezultatin negativ nga shitja e Hotel Butrinti, Mak Albania për vitin 2016 raportoi humbje operative prej 1.6 milionë eurosh, në dyfishim në raport me një vit më parë.
Si u zhvlerësua Mak Albania
Mak Albania, e cila ka hapur aktivitetin në Shqipëri që në vitin 1994, jo vetëm nuk e ka shtuar vlerën në 23 vjet aktivitet, por ka parë një zhvlerësim të kapitalit nga 87 milionë euro në 22 milionë euro, për shkak të humbjeve të larta, sipas të dhënave të bilancit të vitit 2016.
Për vitin 2016, Mak Albania raporton vetëm të ardhura nga hotel Sheraton, prej 4 milionë eurosh, me një rënie prej 13.5% me bazë vjetore, ku me tkurrje rezultojnë si të ardhurat nga dhomat-të huajt, ashtu dhe nga grupet dhe shërbimi i ushqimeve. Rritja e konkurrencës në tregun e hotelerisë në vend, me shtimin e hotel Plazza, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e Sheraton.
Ndërsa nga aktiviteti tregtar i qendrës, në godinën e hotelit, të ardhurat ishin 780 mijë euro.
Dy kompanitë e tjera Chateu Linza, një ndër lokalet e parë në kryeqytet, dhe Mak Construction rezultojnë të falimentuar.
Sipas bilancit, kompania ka shitur në vitin 2016 makineritë dhe pajisjet e punës të divizionit Chateu Linza dhe Mak Construction, me një humbje prej 1.5 milionë euro, si rrjedhojë e shitjes me vlerë më të ulët sesa vlera kontabël e tyre.
Në vitin 2014, grupi ka shitur edhe Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit, për 1.8 milionë euro. Edhe nga kjo shitje grupi rezultoi me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël.
Hoteli ishte hapur që në vitin 2004.( Marrë me shkurtime nga Monitor)
Nuk ka mundësi të shitet hoteli në Sarandë me 15% të vlerës së investimit. Kjo bie erë pastrim parash. Është paguar shumë më tepër nëndorë. Shikoni kur të bëjë rivlerësimin Duraku për 7-8 milionë.
e pra timonieri i madh nuk eshte se vuri njerez dhe e rahu kete pronarin ti thyente ndonje kembe sic beri me ate tjetrin.
kete thjesh e falimentoi nga bumi i turizmit. si thote si thote ne shqiperi ka bum turizmi .
dhe me shume gjasa timonieri i madh qe ka qejf betonin do i fusi ndonje pallat per qejf te vet .
e keni parasysh pallatin me stadium ???
tani do kemi edhe pallat me sheraton sepse timonieri i madh duhet te kete edhe nje hotel .
e me te lumt o timonier ti je gjigant
ti je njeriu qe i kishe munguar ketij populli
mbasi more nja 400 milione euro te shendetesia falas
mbasi taulanti nuk la peme ne kembe qe saimiri i sukseshem ti mbillte me hashash
mbasi ndryshove pronesine e BANKERS dhe nuk ju jep koker leku atyre fshatareve te ndyre qe ndertojne shtepite atje ku eshte nafta jote
mbasi nuk ju jep rrogat nga 2 vjet atyre fshatreve te tjere qe duan leket e tu e te besos
mbasi nuk le plazh ne jug pa e bere si golemi bile edhe me keq
mbasi ndryshove pronesine e aeroportit te rinasit ku shqiptaret legene duan edhe cmime te lira nga leket qe te takojne ty.
mbasi nuk bere asnje rruge se ti nuk je legen te vjedhesh gjera te vogla si saliu ti byrazer do mbi 100 milione euro ne dore
mbasi mbasi
i fut nga nje gallate ne fb , poston ndonje foto te ndonje sheshi veshur me pllaka halesh
dhe bashke me saimir tahirin dhe shoket tuaj te ngushte betohesh se po ben shtet.
o timonier o gjigant
nuk e kupton qe po te iken situata nga duart se shqiptaret legene vazhdojne akoma te prishin ndonje leke per vit te ri se levizin akoma me makina dhe nuk jane zhdukur te gjithe akoma nga shqiperia qe tregon se kane akoma leke nga leket qe te takojne ty o timonier.
prandaj kete vit me mend ne koke dhe mos i ler te livadhisin shume se ne fund te fundit nga leket e tu po shpenzojne nga liria qe ju ke dhene ti po perfitojne.
he na ruac o timonier se nuk e di si do benim ne pa ty!!!!!!
Adi ! Na çave menderen me kete komentin tend.Koment prej budallai,qe nuk ka lidhje fare me problemin ne fjale.
Ke folur egzaktesisht per ato biznese ishin marre peng dhe spagonin nje qindarke ne buxhetin e shtetit.. Te gjitha keto qe ke lartpermendur ishin ofshore biznese ose te kamofluar nga persona te dyte qe populli as I dine kush jane.. Piet ate KLSHistin e Kohes Sone te te informoj birazer.. Do hapen petet e lakrorit mos u shqeteso..
Ado,jam dakort me ju,vetem me nje shtese te vogel,Edi duhet ti lere vendin Erjon Velise ,perndryshe ky vend do kaloj ne humnere.
Hajdutrt Arben Hametaj,Damian GJiknuri,Lindita Nikolla e mbyllen historine e tyre me turp.Keta po na kthejne ne vitin 1991:prandaj te hapin krahun.Le te merret me FCB,Edi,po nga shtepia e tij ,jo nga zyrat e shtetit.
Po Sali, ke fantazi prej idioti.
Adi, bota ndryshon cdo dite, ben 3 hapa para dhe 2 mbrapa, por ne fund perparon.
Ti rri mblidh ne bllokun tend te kuq, batutat e ish-komunistit ne pension Sali Berisha, shto edhe ato qe ti pret mendja tu dhe me to na gatuaj nje corbe te vrerosur.
Ikja e Mak-Albanias nga Shqiperia, sikurse edhe shitja e aeroportit apo e Bankers jane vendime te pastra te biznesi te pronareve te tyre.
Nese ka ndonje lidhje me qeverine aktuale te Shqiperise, kjo eshte vetem per faktin se ketyre bizneseve nuk u beheshin me avantazhe te pamerituara sikurse ne qeverite e meparshme.
Pi vere e mor pi vrer, se eshte periudhe e festive qe shqiptare edhe kur eshte cope-cope nga ekonomia e feston me hare.
Ja ke fut kot plako! A nuk ja zgjatën këta kontratën aeroportit të Rinasit 2 vjet të tjera sepse demek donin të hapnin aeroportin e Kuksit? Ku është aeroporti I Kuksit tani? 2 vjet më shumë vjedhje të xhepave të shqiptarëve.
Ju militantët nuk I shikoni faktet kundra timonierit edhe po tu bien në kokë.
adi-a e ke pare sheratonin se ne c’gjendje ishte katandisur? Ne fakt, qe kur u ndertua, u perdoren materialet me te lira qe mund te gjendeshin. Pamvaresisht nga kjo, niveli cmimeve ne krahasim me tregun qe afronte vendi ishte shume i larte. Nje cilesi skandaloze e nderteses ishte ne unison te plote me nje sherbim skandaloz. Dhomat ishin te nje niveli medioker, pa permendur banjot qe ishin si ne kohen e merhumit. Arabet e Mak Albanias vetem pastronin parate per financimin e terrorizmit. Kur “rubineti” i pastrimit te parave qe hapi Berisha u mbyll me ardhjen e Rames ne pushtet, nuk kishte me aresye qe kjo kompani te ekzistonte.
More lexoni ju a flisni kot…sido të jetë ndërtuar Sheraton dilte me fitim dhe të mirë. Këta humbjet demek I kanë patur nga shitja e hotelit në Sarandë. Ky është mashtrim për të mos paguar taksa.
O Adi Kështu shkruan ai plak berisha budallai qe shkatrroi dhe shiti Shqipnin . Pra berisha ka fillu e shkrujt me emra të rrem . Hahahahahahahah
Dmth,lau,shplau dhe iku. A e kuptoni tani Shqipëtarë të dashur sepse u largua. Sepse së shpejti do i hapen petët lakrorit dhe ne duhet të bëjmë sikur u mërzitëm me qeverinë sepse po lejon hotele të tjera dhe po ritet konkurenca, kur këtu nuk ka hapësira dhe klientelë vetëm për Mak Albanian, që është pjesë e Sheratonit dhe jo Sheratoni vetë. Sheratonin në këtë moment e bleu Marriot.
Chateu Linza.. Aty ku Vehbi Alimuca tallte prapanicen me djersen e popullit.. Aty ku “politikanet dhe biznesmenet” takoheshin me boten e erret te krimit qe tani perpiqen tu shmangen.. Eshte dashuri e thelle kjo.. Piesni Saliun me Fatos Nanon.. Arabet rrinin si hunj kujtonin se e drejtonin..
Hahahahahaha kta hajdut nuk na pasken shtu pasunin kta jan gënjeshtrat e rrallës per me I shpëtu drejtësis se më duket po I vjen dita hajdutave me dhan llogari përpara popullit
Adi ja fut kot. Ka dy arsye ose manaxhim i dobet ose me qe shiten hotelin kryesor nuk kane arsye te rine me ketu. Ti e shef politikusht por po te shofesh falimentimi i bizneseve te tyre ka filluar qe me nanon dhe pastaj me salen
E more Adi vetem timonier .mekanik .axhustator .anti plumb antindryshk .shi bresher debore fotosinteze Nice …..
A e dini problemin e ‘menaxhimit ndërkulturor’ në studimet e biznesit? Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Mak-Shqipërisë. Administratorët arabë nuk mund të flisnin ‘gjuhën shqipe’.
Cili investor i huaj idjot pretendon te beje fitim ne vendin e korruptuar me fame boterore shqiperi?