120 milionë paund, kaq pritet të ofrojë klubi i Realit të Madridit për yllin e skuadrës së Chelseas Eden Hazard.
Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “The Sun”, “Los Blancos” është duke e bërë gati këtë ofertë të majme prej 120 milionë paundesh për mesfushorin e “Bluve të Londrës”.
Kjo ofertë e madrilenëve, do të thyente një rekord në Angli dhe do të rriste presionin edhe më shumë tek Chelsea për të hequr dorë nga belgu.
Nëse Chelsea pret deri kur t’i mbetet Hazardit një vit në kontratë, vlera e tij do të bie dukshëm.
Kujtojmë që Hazard ka refuzuar që të rinovojë kontratën me skuadrën e tij duke shtuar zërat se e ardhmja e tij do të jetë tek Reali i Madridit.