Rigerta Loku: E vërteta e fjalimit tim në Parlament

1 Janar 2018, 20:58Sociale TEMA

Për herë të parë pas fjalimit të saj të famshëm në parlament, fermerja Rigerta Loku, e ftua në Tonight Ilva Tare ka treguar se si i ka përjetuar reagimet pas atij fjalimi ku disa prej tye ishin edhe të ashpra.

Rigerta tha se ai fjalim ishte bërë ekskluzivisht nga vetë ajo dhe askush nuk e kishte ndihmuar dhe nuk ka patur asnjë qëllim tjetër veçse të kthejë vëmendjen e të pranishmëve tek problemet e fshatit:

“Kam qenë fjaltore, kam sjellë fjalën, kam qenë ambasadore e një fshati, e një vendi, ku ndoshta dhe shumë fshatra dhe vende të tjera kanë parë vetveten, asgjë më tepër.

Nuk ka qenë as i përgatitur, as i parapërgatitur, ka qenë diçka spontane që me thënë të drejtën ishte një uragan mediaciteti pastaj për mua sepse të shohësh veten tënde 7 ditë rresht nëpër portale sikur çfarë bëra…

Nuk bëra asgjë, thjeshtë kam marrë fshatin dhe e kam vendosur në parlament.  

Ka patur dhe “VIP-a” që janë marrë me mua…

Pse të merren me mua? Kush jam unë që të merren me mua?

Të merren me fshatin, fshati është shumë më i madh se sa unë, ta trajtojnë, ta shërojnë në rast se e kanë këtë mundësi. Kush e shkroi fjalimin tim…? E kam patur letërsinë dhjetë.

5 komente në “Rigerta Loku: E vërteta e fjalimit tim në Parlament”

  1. Ilir says:

    Respekt per Ju !
    Gezuar Vitin e Ri 2018 !

  2. PidhiISateme says:

    Ama dhjete e ke pasur letersine? Me siguri qe fjalimin e ke shkruar vetë. Ta besoj e ta mbeshtes.

  3. pensionisti says:

    Perseri po ginjen! Fshati qe duket nuk do kallaus thot populli ! Edhe nje aktor i mire nuk do ta recitonte aq bukur ne moment ,sa e recituat ju ate fjalim. Jo i pergatitur nga dikush ,por edhe koha e provave per lexim e deklamim do kete qene e gjate……. Ndaj mod e fillo vitine ri 2018 me ginjeshtra,por filloje me prodhim qumeshti…………………….

  4. mara says:

    Ne nje vend anormal sic eshte Shqiperia te pergojojne kur ti je ne te drejten tende.Ketu bejne hajer arrogantet,hajdutet,hipokritet dhe servilet, prandaj vendos shpirtin ne paqe dhe shiko si te jete me mire per ty dhe familjes .

  5. "BOHOTINA" says:

    O budall, a e ke mendjen ne vend? I drejtohe nje gruaje te nderuar qe beri ate qe kishte mundesi dhe jo vagabondit te lagjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje