Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga Gjykata Themelore në Kosovë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Albin Kurti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, po kaq edhe Donika Kadaj, nën akuzën e përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti Faton Topalli është dënuar me 1 vit e 2 muaj me kusht dhe po aq është dënuar edhe deputetja Albulena Haxhiu.
Të gjitha Dënimet janë me kusht, në rast se për 2 vite deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të kryejnë vepra të tjera penale. (TemA)
Po per Munen ?
Edhe Muli, Strazimiri, Selijanji, Kryecorapja keshtu denohen ne Albanistan.. Brravo Kosova rregull..