Zbulohet posti që do mbajë dhe emisioni që do të drejtojë Sokol Balla në Vizion Plus

3 Janar 2018, 16:54Sociale TEMA

Gazetari i njohur Sokol Balla njoftoi natën e ndërrimit të viteve shkëputjen e marrëdhënieve me televizionin Top Channel.

Ndërkohë sot disa media kanë shkruar se Balla pritet të marrë rolin e drejtorit ekzekutiv në televizionin Vizion Plus.

Mësohet se drejtuesit e këtij kanali kanë marrë edhe vendimin që ai të drejtojë edhe një emision politik në këtë televizion të ngjashëm me “Top Story”.

Referuar këtyre lajmeve mendohet se emisioni i ri i Ballës do të quhet “Real Story”.(TemA)

 

6 komente në “Zbulohet posti që do mbajë dhe emisioni që do të drejtojë Sokol Balla në Vizion Plus”

  1. lavdosh says:

    Posti i Drejtorit Ekzekutiv me duket nje cike shume per nje gazetar VIP. Per te qene Drejtor Ekzekutiv duhen njohuri dhe ekspertize tjeter. Megjithate urime dhe suksese

  2. "BOHOTINA" says:

    Sokoli eshte gazetar i mire. Kam nje keshille fare shoqerore per te. Kur flet ose nderhyn dhe pyet te ftuarin te cliroje fjaline nga pasthirma, gjysma fjalesh, perseritje, ose ben sikur i merret goja. Keto e lodhin degjuesin, ngarkojne artificialisht fjaline dhe te strson. Cdo gje tjeter tek ai eshte mire.

    1. Lil Toronto says:

      Dhe gjithashtu te mos i levize syte aq shpesh, por shume shpesh ama, duke I kaluar ato sa tek folesi tek kamera.

  3. BEGO. says:

    Urime me te mira, Sokol Balles, por me detyroi mua te nderroj T,V.

  4. drejtesia po vjen says:

    Televizionet me femra si Vjollca Hoxha keshtu do te bien ne batak kur shiten e blihen nga njerez te inkriminuar. Top Channel i kane ikur me radhe qe shpejte Agron Llaka nga portokalli dhe shkoi tek vizion plus duke ngritur nje suite tjeter edhe me te forte, apo Sokol Balla sot nga gazetaria e keshtu me radhe. Kaq shume eshte lidhe Vjollca me Ilirin, se besoj nuk ka nevoje per leket e diamanteve te Kongos, zinkut dhe floririt qe ka konçensionet Kastriot Ismahilaj ne emer te Iliri Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje