Pas thashethemeve të shumta, shumë prej të cilave të rënda (gjoja një tradhëti e bashkëshortes me shokun e skuadrës Sterling), më në fund e vërteta ka dalë në shesh.
Mesfushori i Manchester City, David Silva, ka thënë të vërtetën e mungesës së tij në fushë javët e fundit.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram”, David Silva sqaron dramën familjare që po përjeton, për djalin e tij Mateo, që ka lindur para kohe dhe po lufton me jetën.
“Dua të falënderoj të gjithë për mesazhet e ngrohta që më keni dërguar javët e fundit.
Një falënderim special për shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin, që e ka kuptuar situatën time familjare dhe më kanë mbështetur.
Dua të ndaj me ju lajmin e lindjes së djalit tim Mateo, që erdhi në këtë botë para kohe dhe po lufton dita-ditës për t’ia dalë mbanë, bashkë me ndihmen e mjekëve”, ka shkruajtur David Silva.(TemA)