Ivan Fushtar është kthyer në personazhin e merkatos së janarit.
Mbrojtësi kroat që mbylli pjesën e parë të sezonit me Kamzën ka arritur marrëveshjen me Partizanin, por drejtuesit e klubit kamzali nuk kanë dhënë ende Ok-in.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht tratativat më të fundit, teksa sot kroati ka qenë në Tiranë dhe ka takuar presidentin Naim Qarri.
“President të lutem më lërë të lirë pasi kam një super ofertë nga një klub në Singapor. Jam gati të jap 10 mijë euro dëmshpërblim dhe të të fal gjithçka më ke borxh,” – mësohet t’i ketë thënë kroati.
Nga ana tjetër Qarri duket se ende nuk është bindur. Orët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e kroatit.