Pasi ka firmosur kontratën e re, që e lidh me kampionët e Shqipërisë deri në fund të sezonit të ardhshëm, trajneri Peter Pakult ka bërë prezantimin para medieve dhe ka thënë fjalët e para si trajner i Kukësit.
“Jemi në vend të katërt dhe dua që ekipi të luajë futboll të mirë. Në fund duhet të zëmë patjetër një vend që na çon në Europë. Na duhen edhe dy lojtarë për të qenë të suksesshëm.
Kam ardhur shpesh në Shqipëri për të ndjekur lojtarë të ndryshëm, kurse te Rapidi i Vjenës kam punuar me sulmuesin Hamdi Salihi.
Do të punoj për të arritur maksimumin. Do ta njoh më shumë ekipin gjatë përgatitjeve në Antalia. Duhet të marrim lojtarë cilësorë. Kërkoj futboll ofensiv dhe shpresoj që lojtarët të përshtaten sa më shpejt me idetë e mia të lojës”, – theksoi mes të tjerash gjatë prezantimit trajneri Pakult.
Kukësi do të niset nesër drejt Antalias, ku do të stërvitet deri më 16 janar. Gjatë kësaj periudhe trajneri Pakult do të njohë ekipin dhe për këtë do t’i shërbejnë edhe miqësoret turke. Po ashtu, me ekipin do të bashkohet Donjet Shkodra dhe lojtarë të tjerë të rinj.
dua te luaj futbooll