Gjici: Na duhej një emër i madh si Pakult për titullin

3 Janar 2018, 12:00Sport TEMA

Kukësi ka prezantuar pak minuta më parë trajnerin e ri, austriakun Peter Pakult, i cili ka zënë vendin e Milinkoviçit.

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri, drejtuesit e klubit verior kanë bërë gjithashtu edhe prezantimin e drejtorit të ri sportiv, Nderim Nexhipit, si dhe prezantimin e Rrahman Hallacit në rolin e ndihmëstrajnerit.

Gjatë prezantimit të trajnerit Pakult, presidenti Safet Gjici, mes të tjerash, u shpreh: “Kemi marrë një trajner me emër të madh dhe e falënderoj z.Pakult që e pranoi ftesën tonë. Na duhej një trajner me kaq shumë eksperiencë për të mbrojtur titullin dhe për të synuar Kupën e Shqipërisë. Trajneri i ri ka firmosur për një vit e gjysmë te Kukësi”.

Pakult është një trajner mjaft i njohur, i cili ka drejtuar skuadra si Rapidi i Vjenës, Lajpcig, Mynih 1860 etj. Po ashtu, ai ka qenë kandidat edhe për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje