Premier League/ Man City rikthehet tek fitorja ndaj Watford

2 Janar 2018, 23:08Sport TEMA

​Manchester City u është kthyer fitoreve në “Premier League”, duke mposhtur në javën e 22-të Watfordin.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Pep Guardiola fitoi me rezultatin 3-1 duke marrë tre pikë të rëndësishme pas barazimit të marrë në sfidën e kaluar.

Golat për Manchester Cityn i shënuan Raheem Sterling, Kabasele autogol dhe Kun Aguero, ndërsa për miqtë golin e vetëm e shënoi Gray.

Pas kësaj fitoreje City ruan vendin e parë më 62 pikë, 15 më shumë se sa Manchester United në vendin e dytë.

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të sotme të “Premier League”.

Southampton 1-2 Crystal Palace

Swansea 0-2 Tottenham

West Ham 2-1 West Brom

Manchester City 3-1 Watford

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje