​Guardiola: Ndeshjet për Krishtlindje dhe Vit të Ri, shkatërrim për futbollistët

2 Janar 2018, 17:45Sport TEMA

Pep Guardiola e ka quajtur të pakuptimtë fakton që zhvillohen ndeshje gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Trajneri i Manchester Cityt, është shprehur se taktikisht dhe fizikisht ndeshjet në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë një shkatërrim për futbollistët.

Por, ai e pranoi se fjalët e tij nuk kanë asnjë ndikm, sepse kjo nuk do të ndryshojë.

“Taktikisht dhe fizikisht ndeshjet në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë një shkatërrim për futbollistët, por është Liga që vendos. Në shumë raste duhet të rikuperojmë për 4 ditë, në raste të tjera për 3, por ka edhe skuadra që duhet të rikuperojnë për dy ditë”, tha Guardiola.

“Unë mund të them vetëm mendimin tim, por a do të ketë vlerë? Nuk ka asnjë mundësi që kjo situatë të ndryshojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje