Igli Tare, drejtori sportiv i skuadrës së Lacios nuk i ka anashkaluar asnjëherë grumbullimet e talenteve që zhvillohen në Itali, për më tepër kur ato janë me lojtarë shqiptarë.
Ish-futbollisti i kuqezinjve që po arrin të jetë i suksesshëm në vendin fqinj, ka spikatur një mbrojtës të datëlindjes së vitit 2000 që aktivizohet te skuadrat e moshave të Pistoieses.
Sipas, “tuttomercatoweb”, Klej Luka ka tërhequr vëmendjen e Tares dhe ky i fundit ka nisur interesimin për shqiptarin.
Nuk përjashtohet mundësia që mes klubeve të arrihet një marrëveshje dhe futbollisti të jetë pjesë e ekipeve të moshave të Lacios dhe kandidat për skuadrën e parë në të ardhmen.