Dëshirat e Dajës: Përforcime në dy reparte, ose të mos lejojmë largime

1 Janar 2018, 20:03Sport TEMA

Trajenri i Skënderbeut, Ilir Daja, mendon se asgjë nuk është mbyllur sa i përket luftës për titullin kampion në Superiore, edhe pse skuadra që ai drejton ka një avantazh të ndjeshëm ndaj ekipeve ndjekëse.

Në një intervistë të dhënë për “TV Klan”, trajneri i korçarëve bën të qartë se për ekipin që ai drejton, prioriteti për vitin 2018 është pikërisht kthimi te trofeu i kampionatit. Por askush nuk duhet të ndjejë vetkënaqësi në këtë moment pasi titulli simbolik i “kampionit të dimrit” nuk garantonte domosdoshmërisht suksesin edhe në maj.

“Kemi një diferencë pikësh që na jep një farë qetësie, por gjithsesi kampion i dimrit nuk do të thotë që jemi kampion i edicionit”, deklaroi Daja. Sipas tij, ekipi ka nevojë për ndërhyrje të tjera në mesfushë e sulm, ose të paktën të mos lejojë largimin e lojtarëve të grupit aktual. “Mesfusha dhe sulmi duhen përforcuar, por nëse nuk do të  ketë largime, e përballojnë edhe lojtarët aktualë”, shpejgoi ai.

Ndërkohë, nuk duhet harruar kurrsesi edhe viti 2017, ai që e konfirmoi Skënderbeun si një skuadër europiane. “Ishte një arritje e madhe personale dhe për ekipin. Këtë vit bëmë historinë edhe në Europë ku u paraqitëm mirë pa qenë inferior ndaj askujt”, deklaroi Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje