Virxhil Van Dijk, futbollisti më i ri i Liverpulit, ka hyrë në histori si më i shtrenjti në histori në repartin difensiv, pas të kuqtë paguan plotë 85 milionë euro për shërbimet e tij.
Holandezi ka thënë fjalët e para pas prezantimit, duke e cilësuar si një zgjedhje perfekte.
“Është një klub me histori, dhe mund të them se ishte një zedheje perfekte. Ideale jo vetëm për mua, por edhe për familjen.
E di që janë harxhuar shumë para për mua, por nuk mund të bëja asgjë. Asnjë nuk mund të bënte asgjë. Kjo është merkato”, ka thënë Van Dijk.
Holandezi nga muaji janar do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Klop.