Pas disa ditësh pushim, Skënderbeu do të grumbullohet nesër në mesditë në Durrës, ku do të stërvitet për pak ditë. Korçarët do të udhëtojnë më pas drejt Antalias, ku do të zhvillojnë përgatitjet dimërore, që pritet të zgjasin më shumë se dy javë.
Me shumë interes pritet që mësohet se cila do të jetë lista e futbollistëve, që trajneri Ilir Daja do të ketë të gatshëm në Turqi. Martin Nespor dhe Donjet Shkodra pritet të zgjidhin kontratën me konsensus dhe me siguri do të mungojnë në këtë listë.
Po ashtu, lojtarë si Lulaj dhe Gripshi pritet të huazohen nga klubi korçar, por ndoshta do të shkojnë për stërvitje në Turqi.
Për afrimet ende nuk ka ndonjë zhvillim konkret, ashtu si dhe për shitjet e mundshme. Këto lëvizje drejtuesit e Skënderbeut kanë menduar t’i bëjnë në Turqi. I sigurt është afrimi i një sulmuesi.