Premier League/ Manchester United e nis me fitore 2018

1 Janar 2018, 20:41Sport TEMA

Manchester Unite ka është rikthyer tek fitorja pas tre barazimeve në “Premier League”.

Skuada e drejtuar nga trajneri i Jose Mourinhos, ka triumfuar me rezultatin e pastër  0-2 ndaj Evertonit në transfertë, duke e nisur në mënyrën më të mirë vitin 2018.

Golat për “Djajtë e kuq” i shënuan Anthony Martial dhe Jese Lingard në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje United kthehet në vendin e dytë më 47 pikë, 12 më pak se sa Manchester City në vendin e parë dhe dy më shumë se sa Chelsea në vendin e tretë.

Por të dy këto skuadra kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të sotme të “Premier League”.

Brighton 2-2 Bournemouth

Burnley 1-2 Liverpool

Leiçester 3-0 Huddersfield

Stoke 0-1 Newcastle

Everton 0-2 Manchester United

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje