Largimi i presidentit Tavo, reagon klubi i Luftëarit

2 Janar 2018, 13:26Sport TEMA

Klubi gjirokastrit e ka nisur këtë vit me një sqarim në lidhje me çështjen e presidencës së Luftëtarit. Më saktë, është një reagim i klubit jugor sa i takon fjalëve për një largim të mundshëm të presidentit Grigor Tavo dhe marrjen e presidencës nga zëvendëspresidenti Artur Dadaj.

Me anë të këtij postimi në faqen zyrtare në facebook, klubi i mëshon faktit se jo vetëm që nuk bëhet fjalë për largim të presidentit Tavo, por në vitin 2018 ai do të blerë 100% të aksioneve, ndërkohë që po punon për përforcimin e ekipit për gjysmën e dytë të kampionatit.

Ja dhe reagimi i klubit Luftëtari në facebook:

Klubi i futbollit Luftetari, duke marre shkas nga lajme te stisura dhe publikuara nga disa portale se presidenti Grigor Tavo do te largohet nga skuadra ndjejme detyrimin te sqarojme gjithe tifozerine gjirokastrite dhe opinionin publik se: Grigor Tavo nuk do te largohet nga Luftetari per asnje arsye. Jo vetem kaq por Tavo po punon per te ndertuar nje Luftetar te madh i cili do te jete perfaqesuesi me i denje i qytetit. Investimet e presidentit Tavo, kane bere qe Luftetari te mos njohe probleme financiare.

Lidhur me lajmin se presidenca do te kaloje tek zoti Dadaj, bejme me dije se gjate vitit 2017, zoti Dadaj nuk ka qene pjese e investimit ne klub dhe ne kete situate klubi nuk eshte prone e tij. Gjate vitit 2018 zoti Tavo do te bleje 100 perqind te aksioneve te Luftetarit. Keto lajme te shpikura per te demtuar Luftetarin nuk na bejne asnje efekt pervecse na motivojne me teper per te ndertuar Luftetarin e madh. Skuadra jone do te tregoje se eshte Luftetar, ndryshe nga ata qe na luftojne te fshehur pas tastierave te ndonje kompiuteri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje