Vitesse vendos shifrën e kartonit për Milot Rashicën

2 Janar 2018, 14:40Sport TEMA

Klubi i Vitesses ka caktuar shifrën e kartonit të mesfushorit të kombëtares së Kosovës Milot Rashica e cila është 10 milion euro.

Sipas “De Gelderlander”, Milot Rashica po kërkohet nga klubi gjerman Hannover 96 dhe në mes për të mundësuar këtë transferim është futur ish lojtari i kombëtares shqiptare Altin Lala i cili ka njohje të forta tek kjo skuadër pasi ka qenë vetë pjesë e këtij ekipi për shumë vite.

Megjithatë, interes kanë shfaqur dhe ekipe të tjera si Milani, Napoli, Udinese, Neëcastle, Freiburg dhe Stuttgarti.

Drejtori teknik i klubit holandez Marc van Hintum është shprehur se pret që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit por në rast se vjen një ofertë e tillë Rashica mund të largohet nga Vitesse.

21-vjeçari është pjesë e Vitesses që nga viti 2015 kur u largua nga Kosova e Vushtrisë.

Deri tani ai ka luajtur 97 ndeshje duke shënuar 15 gola si dhe ka dhënë 23 asiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje