Gjoka: Vllaznia ka nevojë për një zot shtëpie

2 Janar 2018, 16:31Sport TEMA

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka dhënë një intervistë për televizionin lokal “Star Plus”. 

Ai beson se shkodranët do të afrojnë lojtarë cilësorë në merkaton e janarit. Numri një i pankines shkodrane mendon se kuqeblutë do të shfaqin një tjetër fytyrë pjesën e mbetur të sezonit.

Në fokusin e tij ka qenë edhe nevoja për afrimin e një presidenti në krye të Vllaznisë.

Ai mendon se çdo klub në botë duhet të udhëhiqet nga dikush, në këtë rast presidenti.

“Vllaznia do të ndryshojë gjithçka në momentin që Vllaznia do të bëhet me president. Bashkia po bën maksimumin, por skuadra e Vllaznisë dhe çdo skuadër në botë ka nevojë për një zot shtëpie!”, – u shpreh Gjoka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje