Tirana, largohet mbrojtësi Uellson Olivera

2 Janar 2018, 16:09Sport TEMA

Tirana ka humbur mbrojtësin Uellson Olivera. Ai ka nënshkruar me skuadrën suedeze të AFC Eskilstuna. Braziliani largohet në mënyrë të papritur nga skuadra bardheblu dhe firmos në Suedi. Ai ishte me leje nga 24 herë kampionët e Shqipëisë, por është prezantuar edhe nga klubi suedez.

“Është një lojtar agresiv me top që është i mirë në të dyja këmbët, i cili mund të luajë si mesfushorin ashtu edhe mesfushorin mbrojtës. Eshtë një lojtar që ne kemi ndjekur për një kohë të gjatë dhe me ndihmën e agjentit të tij, André Filipe Jenaro, tani kemi arritur të sigurojmë shërbimet e tij. Ai është një tjetër element i rëndësishëm për ndërtimin e skuadrës tonë”, – shprehet një prej zyrtarëve të klubit.

Uellson Olivera ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri dhe është mjaft i lumtur për këtë.  Unë dua t’ju falënderoj për besimin dhe shpresoj që të justifikoj veten me performanca të mira”, – shprehet ai.

AFC Eskilstuna është pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë të futbollit suedez. Kampionati i vendit nordik do të nisë tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje