Berisha dhe Hysaj në të njëjtën skuadër

2 Janar 2018, 14:54Sport TEMA

Kupa e Italisë ka rezervuar një sfidë mjaft interesante mbrëmjen e sotme. Napoli – Atalanta do të përballen prej orës 20:45, në stadiumin “Sao Paulo”.  Mediet italiane nuk flasin vetëm për çështjen e kualifikimit në këtë sfidë, por edhe për merkato.

Referuar italianëve, Etrit Berisha është një ndër emrat që do të vëzhgohet nga menaxherët e Napolit. “Titi”, në merkaton e verës mund të jetë lëvizja “big” drejt napolitanëve.

Ai mund të bashkohet me mbrojtësin Elseid Hysaj, pasi portierit Pepe Reina i skadon kontrata në qershor.

Një lëvizje e tillë do të jetë e mirëpritur nga Berisha, pasi bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Megjithatë, mbeten ende edhe shumë kohë deri në verë.

Portieri do të mbrojë portën e Atalantës nga minuta e parë mbrëmjen e sotme, ndërsa Hysaj është lënë pushim nga trajneri Sarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje