Vangjel Zguro merr ofertë nga kampionati i futbollit në SHBA.
“Vipsport.al” mëson se mbrojtësi i majtë i Luftëtarit ka marrë një ofertë nga skuadra e Jacksonville Armada FC, ekip që militon në Ligën e Amerikës Veriore të futbollit.
Skuadra e Florida-s ka shprehur interes për 24-vjeçarin, i cili ka një avantazh të madh për të luajtur në SHBA, sepse zotëron dokumentacionet e nevojshme për të qëndruar dhe për të punuar në Amerikë.
Oferta e skuadrës amerikane ka ardhur te Zguro përmes menaxherit të FIFA-s, Luan Kadriu, i cili operon në SHBA.
Në këto kushte, Zguro quhet një futbollist vendas në SHBA.
Mbrojtësi i majtë i Luftëtarit kërkohet edhe nga Partizani në Superligë.