Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës arrin marrveshjen me Kukësin

2 Janar 2018, 18:11Sport TEMA

Peter Pakult do të jetë trajneri i ri i Kukësit.

Ish-trajneri i Rapidit të Vjenës, i cili në këtë skuadër ka drejtuar edhe sulmuesin Hamdi Salihi ka arritur akordin me kampionët në fuqi të Superligës.

Me sa duket, Nderim Nexhipi që do të jetë Drejtor Sportiv te Kukësi, tashmë ka zgjedhur trajnerin e ri të ekipit pas largimit të Mladen Milinkoviç.

Pakult është shpallur kampion me Rapid Vjenën në Austri në 10 vite më parë.

Ai ka drejtuar më parë edhe Austrinë e Vjenës dhe Mynih 1860.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje