​Atalanta e Berishës eliminon Napolin e Hysajt nga Kupa Italisë

2 Janar 2018, 22:47Sport TEMA

Atalanta ka mposhtur Napolin duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e Etrit Berishës, ka arritur që të kalojë në gjysmëfinale pasi ka mposhtur me rezultatin 1-2 Napolin e Elseid Hysajt në transfertë.

Golat për skuadrën mike i shënuan Castagne dhe Gomez.

Ndërsa për vendësit golin e vetëm e shënoi Martens.

Atalanta në gjysmëfinale do të pres Juventusin ose Torinon, skuadra këto që takohen nesër në çerekfinalen tjetër.

Në gjysmëfinale finalen tjetër takohen Milan dhe Lazio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje