Skuadra e Peskarës është duke menduar për merkaton e dimrit.
Nga skuadra e trajnerit Zeman do të ketë shumë largime, të paktën 6, kështu që të gjithë këta lojtarë duhen zëvendësuar.
Përveç shumë lojtarëve që pritet të afrohen te Peskara, figuron edhe emri i portierit Elhan Kastrati të Teutës.
Shtypi italian përmend emrat që do të bashkohen me Peskarën dhe thekson faktin se janë të mëdha mundësitë që të kthehet nga huazimi te Teuta edhe pertieri i datëlindjes 1997.
Nëse rezulton kështu, skuadra durrsake, që në vazhdim do të drejtohet nga trajneri Stavri Nica, do të humbasë një titullar të rëndësishëm.
Nga Teuta janë larguar zyrtarisht lojtarë si Lena, Abe, Osamene, Shehaj dhe Beqaj.