Bari këmbëngul për Memushajn

3 Janar 2018, 16:23Sport TEMA

Merkato e zjarrtë në Itali jo vetëm në Serinë A, por edhe në Serinë B, sidomos nga skuadrat që kanë objektivin të ngjiten në elitë.

Mes këtyre skuadrave është edhe Bari i Migjen Bashës, që sipas prestigjiozes “Gazzetta dello Sport”,  po këmbëngul për një tjetër shqiptar, për Ledian Memushajn.

Përvoja e futbollistit të Kombëtares shqiptare do t’i bënte shumë punë Barit, që aktualisht mban vendin e katërt në kampionat, me pikë të barabarta me vendin e tretë dhe vetëm 3 pikë larg vendit të dytë, që të çon direkt në Serinë A

Më parë për Memushajn janë interesuar Frozinone, një tjetër skuadër pretendente në Serinë B, por edhe Kievo. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por nuk është çudi që vlonjatin ta shohim përkrah Bashës te Bari.

Po ashtu, për futbollisti kuqezi pati një ofertë edhe nga Flamurtari, por që nuk është marrë në konsideratë nga Memushaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje