Njeriu dhe Antinjeriu i Vitit? Donald Lu dhe Flamur Noka

4 Janar 2018, 10:04Blog TEMA

Nga Bedri Islami

Është e vështirë të përmbledhësh në një emër të vetëm njeriun që gjatë një viti ka lënë, më shumë se të tjerët, emërin e tij. Ashtu si mund të duket po aq e vështirë të gjesh antipodin e tij, pra të kesh mendimi tënd për atë që mund të auhet antivlerë e një viti, ose , më saktë, antinjeriu i vitit.

Edhe nëse nuk e bëjnë mediat, njerëzit e bëjnë këtë bilanc fundviti, e bëjnë me mendjen e tyre, dhe, si ndodh zakonisht në këtë vend , ai që për njërin mund të jetë vlerë e vitit që porsa iku, për dikë tjetër, ndoshta fqinj i vjetër me të, mund të jetë antipodi i së mirës dhe i përcaktuesit të një viti. Ndoshta, ku ta dish, edhe kjo është e bukur.

NJERIU I VITIT

Për shmë nga miqtë e mi,  Edi Rama është njeriu i vitit në Shqipëri. Ai përmbylli katër vitet e para të qeverisjes pa tronditje të mëdha, u miratua Reforma në Drejtësi, shtroi një vizion ndryshe dhe filloi të përcaktojë strukturat e shtetit. Për më tepër, megjithëse nuk ndodhi asgjë spektakolare, ia arriti të fitojë zgjedhjet marramendshëm pabesueshëm dhe mund të qeverisë i vetëm.

Edhe unë do të doja të ishte kështu, për të vetmin shkak: ai është shefi i qeverisë së këtij vendi dhe, nëse shefi i qeverisë është edhe njeriu i vitit, kjo do të thotë se punët kanë shkuar mirë.

Do të ndodhte kështu, nëse ky vit i qeverisjes Rama nuk do të kishte pasur një ndër përshfaqjet rënduese të tij: kanabisin. Dhe kjo e përjashtoi nga mendimi im Edi Ramën, duke i lënë të tjerët të kenë mendimin e tyre.

Për mua njeriu i vitit nuk është një shtetas shqiptar. Ai vërtet e flet gjuhën shqipe, jo rrjedhshëm, por mjaftueshëm të kuptueshme për mesazhet që ka dhënë. Edhe ajo që nuk është fort e qartë në gramatikën e tij, është më se e qartë në atë që ka shtruar: krejt haptas, nganjëherë shumë fort, e pakthyeshme, herë – herë e ashpër, pastaj disi ledhatuese, por gjithësesi brenda asaj që politika jonë kupton më mirë se gjithçka tjetër.

Nëse   Reforma në Drejtësi do të ketë në të ardhmen një emër, do të jetë patjetër emëri i tij. Askush tjetër nuk i dha asaj më shumë jetë, nuk u përplas më tepër se sa ai me miratimet, kundërshtimet, fjalën e dhënë, hum bjen e fjalës, akullnajat që prodhon ajo, aisbergët që rrinë poshtë saj, hilet dhe trembjen që , po ashtu, ishin të pazakonshme.

Njeriu i vitit , duke përmendur “ peshqit e mëdhenj” me siguri ka menduar për “ ujqërit e mëdhenj” të një klase politike të degraduar, për oligarkë financiarë, deputetë pjesë e krimit, dhe, si nuk ndodh kur flasin të tjerët, fjala e tij, me atë shqipe të kuptueshme, i trembi më shumë se sa dhjetra deklarata shtatori të ish kryeprokurorit të përgjithshëm.

Ai është Donald Lu.

Njeriu që më shumë se të gjithë paraardhësit e tij do e meritonte dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Fundja, kur ia dhamë edhe Janullatosit…

ANTINJERIU I VITIT

Në të vërtetë kurrë nuk kam menduar se mund të jetë diçka më fyese dhe përjashtuese për një vend se sa në Kuvendin e tij përfaqësues të ulen edhe figura të tilla, të cilat, edhe edhe përpiqen të shfaqen njerëzore, lëkura i bie shumë shpejt dhe e gjithë përmasa e tyre e harbutërisë, injorancës politike, mllefit dhe një bote të egër, si e zbritur nga disa shekuj para, shfaqet e gjitha në formën e saj më të vërtetë.

Në parlamentin shqiptar ka pasur gjithëfarë lloj njerëzish që e kanë përfaqësuar, por ka edhe njerëz të veçantë në të që kanë përfaqësuar një rrymë të çuditshme, të egër, zezonë e gjithçkaje dhe pa asnjë mendim, të cilët të duket e çudtishme se si janë aty.

Aq më tepër se si ia kanë arritur të jenë edhe ministra, për më tepër ministër i brendshëm, kur dihet se ky përfaqësim është njëra nga dy fytyrat e shtetit.

Ai është ende aty, në rradhët e para, i gatshëm të përplaset me gjithçka dhe kudo; pa asnjë lloj integriteti si njeri i politikës dhe ps asnjë ide, lere të ketë ndonjë vizion; kurdoherë të mendojë përmes dhunës se sa përmes mendjes; agresiv deri në përleshje; e të vetmen meritë, nëse mund të quhet meritë: besnik deri në marrëzi i së keqes.

Kur mendon se të gjitha gjërat e tij të forcës, përplasjes, trazimit, kërcnimit, shtyerjeve, bllokimit, çjerrjes, janë mbaruar, ai, atëherë, pasi ka bërë thirrje për të pushtuar parlamentin e për t’i vënë flakën vendit, ndalet në një qoshe, bri shkurreve, përballë njerëzve dhe i bën shu..rrën edhe vetë parlamentit, edhe njerëzve q i ka thirrur, edhe liderëve të tij, të cilët, kur e ndërsejnë, buzëqeshin, pasi u duhet edhe një kohë.

Flamur Noka, e turpshme është të jetë në parlament, e turpshme edhe sikur të ishte në një shoqëri normale; fytyrë e asaj që e ka dërguar aty, por që edhe mes të majtëve mund t’i gjenden shokët… por asnjëherë në përmasat e tij.

Dy mendime vetjake për një vit. Është shumë pak. Në këtë vit që erdhi do të shohim përsëri një Donald Lu, qoftë edhe me emër tjetër, do të shohim rishtasedhe një shumësi Nokësh, me gjithëfarë emrash e gjinie.(DITA)

10 komente në “Njeriu dhe Antinjeriu i Vitit? Donald Lu dhe Flamur Noka”

  1. Tung says:

    . PERFEKT!??
    S’dija çemër ti vija , dhe e quaja NUL-MOKA.
    POR,POR, – ANTINJERIU , është Perfekt! ?BEDRI!

  2. AMSTERDAMI says:

    ANTINJERI DERI NE MARREZI fLAMUT =SADHI=SALI JA KJO ESHTE PEDEJA QE KEMI PER 25 VITE.KJO FYTYRE KJO RRACE SE DE DERI KUR DO I SHOQEROJ SHQIPTARET??????

  3. Une says:

    Urime nga zemra Amb. Lu dhe nepermjet tij Amerikes ! Shpresojme shume,i duam shume Zoti na ndihmofte te gjitheve njerezve te ndershem te ketij planeti Toke!

  4. Grand says:

    Ti beshe sh…. Parlamentit eshte e njejta ti beshe sh…
    Popullit tend!
    Por mesa duket ky gorani Mu. Muli ka tjeter popull qe respekton.
    Te dashur deputet te Shqiperise me kete fusni nje amendament tek ligji i Dekriminalizimit, qe kush i ben shuren publikishte paralamentit=popullit, perjashtohet automatikishte nga Institucioni me i Larte i popullit, i zgjedhur nga POPULLI!

  5. Grand says:

    Ti beshe sh…. Parlamentit eshte e njejta ti beshe sh…
    Popullit tend!
    Por mesa duket ky gorani Mu. Muli ka tjeter popull qe respekton.
    Te dashur deputet te Shqiperise me kete fusni nje amendament tek ligji i Dekriminalizimit, qe kush i ben shuren publikishte paralamentit=popullit, perjashtohet automatikishte nga Institucioni me i Larte i popullit, i zgjedhur nga POPULLI!

  6. leone says:

    Nderim per ju dhe per penen tuaj zoti Bedri Islami!Keni bere vazhdimisht shkrime te ndryshme dhe me mjaft vlere dhe personalisht kam respekt per ju dhe publicistiken tuaj.Por sot kur lexova kete shkrim tuajin u entusiazmova dhe kuptohet qe jam plotesisht dakort me ju dhe vendposa t’ju pershendes me kete koment.Sigurisht qe zoti i nderuar Donald Lu eshte njeriu i vitit,se bashku me zonjen Vlahutin,do thosha une dhe ai e meriton plotrsisht nderimin me te madh per ti akorduar pasaporten dhe shtetesine shqiptare dhe jo se ai ka nevoje per te,llogjikisht por per ta respektuar ate dhe punen e tij te shkelqyer dhe te paperseriteshme.Por kush t’ja jape?!!! ketu eshte problemi.Ai qe duhet t’ja akordoje ate pasaporte eshte…7 % -shi, miku i Llalles dhe mekembesi i Berishovicit etj etj dhe ai vetem qe s’ka c’ti beje se po te ishte ndryshe…Kurse sa per antipodin e tij,dmth agjentin e Serbise e e te UDB-se,sipas deklarates se tij,i cili padrejtesisht, ka arritur me porosi te UDB-se dhe te kryeagjentit te saj ne shqiperi,te mallkuarit Berishovic te kete e3dhe poste te rendesishme si Minister i Brendshem ne kohen e lulezimit te biznesit te “familjes” ne republiken e Lazaratistanit etj dhe te hedhjes ne ere te shtyllave te tensionit te larte me shumice me tritol e te tjera akte tronditese te tilla, me emrin “Flamuri pa bisht” keni absolutisht te drejte.Megjithese e konkuron ashper karabush-trimi Strazo dhe mosketjeri tjeter Paloko-hajdari.

  7. Usa says:

    Munt te shtohet edhe qofoku i lozhanit salinjani si idiot ne per studio qe ben si gore prandaj ne se eshte ky qaf shdrember iftuar mos shkoni se ulni veten ky eshte nje big boy sic thone americonet

  8. zi says:

    Per mua njeriu dhe antinjeriu gjenden ne cdo njerin prej nesh,
    fryma berishjane dhe tepsia e lsi ishin perseri antinjeriu dhe per vitin qe kaloi.
    Na nevojitet nje pasqyre secilit prej nesh per tu pare mire kete vit,
    mbase vitin tjeter na sjell shpres dhe vitet e mevonshme
    zhvillim,mirkuptim dhe mirqenie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje