Nga një dëgjesë e shpejtë mbi audio-përgjimet e prokurorisë italiane, del një fakt që u ka “shpëtuar” dhe atyre që e kanë publikuar e cila nëse merret me të njëjtin seriozitet siç merren broçkullat e Habilajve “e shpëton” Saimir Tahirin nga e gjithë batërdia e akuzave që prej javësh hidhet mbi të.
“Saimiri nuk donte lekë… normal, të merret Saimiri me ata”, është fraza .
“Saimiri nuk donte lekë”, i thonë kushërinjtë e gjashtë njëri-tjetrit, (minuta 1:30 në videon e politiko.al) në një bisedë që zhvillohet qindra kilometra nga Tirana dhe për të cilën natyrisht Saimiri nuk ka asnjë dijeni.
“Saimiri nuk donte lekë”, thonë Habilajt.
Po si kështu? A nuk ishte Saimir Tahiri ai që “fitonte 5 milion euro në muaj” dhe po ky që “bleu zgjedhjet me 20 milionë euro”? Të paktën për këtë e akuzoi opozita, fill pasi kjo histori u plas në media.
“Saimiri nuk donte para”, përsërisin Habilajt për Tahirin, të cilin prokuroria e akuzon si kreun e një grupi të rrezikshëm kriminal.
Po ç’është ky kryetar grupi kriminal që nuk do para?
Kreu i grupit kriminal që nuk merr para është një logjikë që nuk qëndron. Ose Tahiri është kryekrimineli më budalla në botë ose këtu kemi të bëjmë me një bisedë të thjeshtë banditësh, të cilët duke përfituar nga një lidhje e largët gjaku me një ministër, mburren me njëri-tjetrin se kush e mban më mirë me Saimirin.
Fatmirësisht për Saimirin, ai i paska refuzuar këto para.
Për të mos folur pastaj qe bëhet fjalë për kushërinj qe sipas përgjimëve, nuk e dinin nëse Saimiri kushëri i tyre është Kryeministër apo Ministër i Brendshëm.
A mund të ndodhë që anëtarët e organizatës kriminale të mos e dijnë çfarë punë bën kryetari dhe anëtari më i fuqishëm i bandës së tyre?
Të tilla detaje absurde ka pafund në përgjimet e Habilajve, si ndoshta kriminelët më karagjozë e ordinerë që ka njohur media shqiptare, pas Dan Bilzerianit në Shkodër që u arrestua si koka e krimit të organizuar në atë qytet.
Kaq mjafton për të kuptuar se ata që zgjodhën të publikojnë audio-përgjimin e dosjes “Habilaj” i kanë bërë pa dashur Saimir Tahirit shërbimin më të madh, duke bërë transparencë mbi një pjesë të rëndësishme të kësaj dosjeje.
Siç shkruan Andi Bushati në editorialin e fundit në lapsi.al duke ju referuar dosjes “Tahiri”, “çdo abuzim, çdo tejkalim i së drejtës, çdo tentativë për t’a përdorur vend e pa vend si ushqim për militantët fanatikë, do ta zhvlerësonte atë”.
Andaj, Habilajt mund të jenë kriminelët më të mëdhenj të kësaj bote, por që ata t’i thonë njëri-tjetrit që Saimiri nuk merr para, kjo është një dekoratë në gjoksin e këtij të fundit.
Kjo frazë, e thënë si pa dashje dhe e nënvleftësuar me dashje nga mediat vlen më shumë se 1 vendim gjykate, më shumë se 10 alibi të ish-ministrit, 100 lavde të harruara të Edi Ramës, 1 mijë artikuj ‘pro’ Tahirit, 10 mijë mbështetës të tij në Tiranë apo 100 mijë vota si kapital politik i së ardhmes.
Nëse Saimir Tahiri ka marrë apo jo gjerdan dhuratë nga kushërinjtë e largët, këtë do ta vërtetojë drejtësia. Por, edhe nëse e ka marrë, ai e ka pranuar nga Habilajt servilë-kushërinj dhe jo nga Habilajt banditë-hashashi.
http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/EKSKLUZIVE-POLITIKO.png
http://lapsi.al/2018/01/03/pergjimet-rreziku-i-banalizimit-te-dosjes-tahiri/
nqs ka marre dhurate nga kusherinjte, qe ne ate kohe nuk ishin ne ndekje penale, eshte normale. Problemi qendron dhe ketu nje Prokurori profesionale duhet te hetoje nqs kjo dhurate (ose dhe te tjerat) eshte deklaruar ne deklaraten e pasurise. Nqs jo, kjo perben veper penale. Prokuroria duhet te merret me faktet dhe jo politike. Gjerat e vogla jane me te lehta per tu provuar. Nga biseda me duket me shume me ata njerezit ordinere mburravece qe nuk dijne se cfare flasin/bejne. Si cdo njeri tjeter ne Albanistan
Jo nuk do para do vetem diamante …. ikni se jeni bere si zagaret e tahirit
A jeni ne vete o idiote?
Kush e permendi emrin e plote te SAIMIR TAHIRIT ne biseda?
Askush!
Njerez me emrin saimir mund te jene 1 milion,por keta nuk jane Saimir Tahiri minister!
Beri njeri nje PORDHE dhe hidhen te gjithe ta thithin!
Vertetojeni se ne vidio apo pergjimet e zbardhura italiane permendet emri i plote me gjithe mbiemer,SAIMIR TAHIRI!
Edhe kaq nuk mjafton per ta akuzuar ish ministrin!
Drejtesia do fakte qe ta gjykoje e denoje nje njeri e jo pordhe me rigon!
Po te ishte keshtu Berisha duhet te ishte burgosur me kohe per krimet qe ka bere dhe qe i di i gjithe populli shqiptar!
Sidoqofte deri tani keni ngrene mut sa keni dashur,bile do hani prap se asgje nuk do dale e vertete!
Ke te drejte kushedi sa Saimire ka qe kane targen e makines 003. Yp xhixhi!
Feniks! Bravo.
ne ka gje ne bote te cilen nuk mund ta mbulosh me me lavde e sherbime te blera , fanatike e bajate jane te pastrosh e ti japesh merita Sali Berishes, Ilir Metes, apo ktij cerrit Sajmir Tahiri, ky i fundit arriti per nje kohe te shkurter te kapi top listen e njerezve me te urryer te shqiptareve, pacin vetem zhgenjim edhe ZOTI i shperblefte me po aq dhimbje sa u kane shkaktuar shqiptareve dhe SHQIPERISE
Analize e dobishme per drejtesine dhe jo thjesht per Tahirin.
Kjo eshte thene ne kontekstin qe nuk donte para per dhurate, sepse po diskutohej cfare mund ti jepnin si dhurate kusheririt. Dhe gjeten nje gjerdan… 15mije eurosh.
Mos bini ne debilleqe te tilla se tregoni cfare niveli keni.
Nuk don para, po merr gjerdane e diamante ose vota te blera.
Nje politikan i qelbur ka cash boll, ne fact nuk ka ku e dergon.
Tahiri nuk i merr leket se i merr tjeterkush?
Saimir,çuno, po të marrin më qafê.
Rreago, tregohu i fortë, ti i shërbeve vendit sa munde,këtijë ndyrësi vendi dhe kësaj ndyrësi shoqêrie,
që ndyrësi politikanë e kanë ndyrë në këtë farë feje.
Aq sa je ti me faj, është e tërë klasa politike majtas e djathtas.
KANË FAJ TË GJITHË ÇUNO!
MBROJU, TË GJITHË KANË NJËLLOJË PËRGJEGJËSI,
DUKE FILLUAR NGA AI QOFTË LARGU, QË E MBOLLI DHE E RRITI FARËN E NDYRË NË LAZARAT!
MOS I GJETË SHPIRTI PAQE,SE MORI MË QAFË NJË POPULL TË TËRË. ZOTI E DËNOFTË!!!????
Keta kriminele me keto pergjimet qe po thoni ju zotrinj gazetare nuk e ngarkojne fare me pergjegjsi Saimir Tahirin perarsyese ata jane kushrinj te 6 apo te 7 me emrin e tij kane bere nje loje midis njeri tjetrit per te justifikuar paret shkerdhatat se vete ata kane prishur pare me kurva apo blerje pa regull por per ti justifikuar duhet nje alibi e forte per te mbyllur gojen mafia mafies njeri me tjetrin dhe ketu eshte dhe sekreti per shpenzimet se duhej bythe te pyetej Saimiri qe i kishte marediamantet apo sendet e tjera dhe keshtu shpenzimet justifikoshin mendoj se Saimir Tahiri ska as nje faj apo gabim por eshte perdorur si brenda per brenda mafies pavarsisht se jane vellezer se mafia nuk kursen as vellane
S’po leni gjo pa bo per ta la mutin me shurre.
undefined
MEDIA SHQIPTARE E PAVARUR!!!!!
Gazetare te paguar dhe antishqiptare.
Hipokrite
Nuk donte para, donte diamanté Tahiri
Mbase tahiri del i paster me habilajt por sa per kortupsion nuk ben perjashtim si i gjithe kuvendi
Kujdes mero se mos kryeprokurorja po hap nje dosje per tahirin dhe do ndihesh ngushte pastaj sepse te ngelin dy rruge
1) te mbrosh ramen per tahirin dhe te sulmosh ambas. Lu e te behesh bashke me berishen
2) te sulmosh ramen me taborrin e tij
Pra zoti mere per ty akoma ska ardhur dita e proves
Kur te vij do shohim nese je gazetar apo servil
Droga,arme ,prostitucion etj nuk vjen vetem nga Pozita(dmth nga ushtaret e tyre) por edhe nga uqerit e vjeter te Opozites ku te gjithe thone(politikanet) “lufte” kunder krimit te organizuar por realiteti eshte ndryshe dmth bejne shumta zhurme… por realiteti eshte qe bejne pjese ne grupet kriminale.. jo me kot ne brigjet e puljes u kap nje gomone(para disa ditesh) droge dhe arme lufte me nje vlere 16 miljon €.
Si perfundim droga,armet,prostitucion etj i kane rrejet e thella tek krimi i organizuar dhe per kete sa te kete jete do kemi pazare te pista edhe sikur te luftohet me gjitha drejtimet do kemi ulje te kontrabandes me Shtetit fqije por jo eleminimin total te pazareve kriminale pasi edhe shtetet me te fuqishme.psh Amerka droga “lulzon ” , te pakten ne Shqierine tone te heqin dore politicanet me ushtaret e tyre pasi kjo gje ekziston(krimi i organizuar+politike) ku duhet te vendosen para Drejtesise.
Adi si u ba kjo çeshtja per Sajmir Tahirin qe edhe ba me kene e vertete mos me e besu kaq shume eshte politizu “bravo i qofte P .D se qe e mbrojti Tahirin dhe nuk e la prokurorine me punu ” keshtu i duam kundershtaret .
Kjo qe nuk don para mund te ket shum kuptime. 1. Nuk po ben aq sa duhet per te fituar shum. 2 nuk i don per vete leket por per fushaten zgjedhore se parat i vjedhin nga shteti kto vec te sigurojne fitoren. Dhe 3 ne disa raste jan munduar qe te flasin disa fjale sikur Sajmiri eshte i paster sa per siguri nese po pergjohen. Dhe ate makinen e Sajmirit qe thone eshte e treta. Pra aty ku ka ze nuk eshte pa gje ndersa ky leshko qe ka shkruajtur ket artikull e nxjerr te pafajshem . Ja kto jane leket qe sajmiri nuk i don per vete por paguan seksera si puna e ketij qe ka shkruajtur kete teme.
Zageret nuk po lene gazete pa permjerre qe te lajne Tahirin.
Po a lahet muti me shurre more te mjere?
Nuk ka veting ne Shqiperi.Sa do I fuqishem te jete njeriu nuk mund ta ngre veten peshe duke kapur floket e tije.U beme LOLE e Botes……..