Pas thuajse 2 javësh të plota pushim, ekipi i Skënderbeut u është rikthyer përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit në ‘Tropikal Resort’ në Durrës.
Ashtu siç ishte programuar lojtarët janë grumbulluar në qytetin bregdetar, ku do të vijojnë përgatitjet deri më 6 janar, për t’u zhvendosur më pas në Antalia për fazën dimërore.
Seanca e parë stërvitore është zhvilluar në fushën me bar sintetik, ku ra në sy prania e Leonit Abazit dhe Argjend Malajt.
Të dy lojtarët janë rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe i janë ribashkuar grupit bardhekuq.