Pandeli Majko i sinqertë: Nëse PD s’do na kishte bërë “dhuratë”, sot do ishim duke kërkuar aleatë për koalicion

6 Janar 2018, 01:15Politika TEMA

Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, kryeministër gjatë luftës në Kosovë, një nga figurat më të votuara të së majtës ndër vite i bën një “skaner” politikës aktuale në vend.

Në një intervistë për TVSH-në ai flet për qeverinë “Rama 2”, për Presidencën e zotit Meta dhe platformën e regjistrimit dhe votës së emigrantëve shqiptarë.

“Viti 2017 ishte shumë i çuditshëm, ne i fituam zgjedhjet si rezultat i punës, por edhe si një dhuratë nga kundërshtari.

Nëse 200 mijë votat që do të votonin PD-në do të ishin futur në sistem sot Partia Socialiste do të ishte duke kërkuar për një koalicion, aleancë”, tha Majko.

Ndersa ne lidhje me Metën, ai ka nenvizuar se “Eksperienca nuk do e lejojë të veprojë edhe kur mund të mendojë në mënyrë të gabuar.

Për sjelljen e tij në zyrën e presidentit nuk ke çfarë t’i thuash”.

4 komente në “Pandeli Majko i sinqertë: Nëse PD s’do na kishte bërë “dhuratë”, sot do ishim duke kërkuar aleatë për koalicion”

  1. demok says:

    Perseri do ngrehin ndonje cader pas 4 vjetesh,qe ti lene votat rrugeve.Nuk mban qeni breke.

  2. {sit back and relaks} says:

    Ky eshte nje nga politikanet me debil Nard Ndoka i dyte i ka ngele ne dere Ps

  3. santiago says:

    e ke gabim z. Majko..200 000 votat nuk ishin te PD -se mund te ishin edhe te PS

  4. llaman says:

    Majkua ja fut kot. 200.000 vota qe nuk votuan per PD nuk ishin prone e PD.
    Elektorati kurre nuk eshte prone e dikujt. Ai ndryshon ne baze te konjukturave. Kur nje parti nuk eshte me besueshme, fillon rrjedhja e votave ne drejtim te forces me te lbesueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje