Të zhdukurit nën komunizëm dhe kartela mjekësore e Enverit

6 Janar 2018, 09:09Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Nuk ka ditë që të mos flitet, shkruhet dhe të referohet diçka për Bllokun dhe njerëzit që e populluan atë. Pothuaj prej një muaji kemi marrë informacione të detajuara për kartelën mjekësore të Enver Hoxhës dhe të gjithë hatërmbetjet qesharake të doktorëve të tij. Ende na shesin si lajm qejfmbetjet e fëmijëve të Bllokut, sot personazhe të ndryshme të jetës shqiptare; broçkullat e jetës së Bllokut dhe mbi të gjitha dënimet e tmerrshme që pasuan. Blloku, më shumë se simbol i nomenklaturës komuniste me ngritjen dhe uljen e tij, është tregues i një kompleksi kombëtar që kanë shumë personazhe për të treguar statusin e tyre përmes lidhjeve me kuartierin komunist. Që do të thotë se ndryshimi në këtë vend është ende i papërfillshëm. Njësoj si dikur, po të kishe një fije në Bllok, një njohje, një miqësi edhe statusi yt shoqëror ishte ndryshe, ashtu duket edhe sot me këta që na sjellin lajmet për të. Kaq e thelluar është kjo, saqë personazhe të ndryshme për të bërë diferencën na tregojnë rolet në Bllok.

Fatkeqësisht, në këtë kohë, kjo nostalgji e hapur dhe e mbyllur përcillet me deklamimet patetike për Bllokun; me nostalgjikët e sëmurë, që nuk lënë media sociale pa u shprehur për atë kohë; adhuruesit e Enverit; por mbi të gjitha durimin që kanë shumë njerëz për të pritur dhe për t’u interesuar për sëmundjet e dikurshme të Udhëheqësit, për sherrin bajat brenda familjes; konspiracionet e Bllokut;  për vetëvrasjen apo vrasjen e Mehmetit; gjyqet e gjeneralëve dhe njerëzve të Sigurimit (lexo gjyqet brenda llojit) etj.

Mënyra sesi po përcillet nostalgjia për Bllokun është tallja më e madhe për ata pak njerëz që vërtetë e kuptuan se cili ishte ai regjim. Themi pak, sepse ishin vërtetë shumë pak ata që kuptuan tmerrin dhe mekanizmin shtypës të atij regjimi. Pjesa tjetër i shërbeu regjimit, u përshtat me të dhe tashmë bën si e përvuajtur. Ishin realisht aq të pakët sa goditjen më të madhe e mori fillimisht nga vetë shoqëria patetike shqiptare, që nuk ngopej duke parë të vuajtur edhe në gjirin e saj.

Mbase pikërisht për këtë shtresë, që sot e kësaj dite nuk dinë se ku i kanë njerëzit e tyre të ekzekutuar dhe pa varre, për shumë syresh të burgosur të ndërgjegjes duhet që të kemi pak më shumë respekt. E para, se na treguan gabimet tona, rrugën qorre që e bënim me pathos; e dyta se jemi aq hipokritë me kujtesën. Viktimave u detyrohemi nderim, por të gjallëve drejtësi. Në fakt, asgjë nuk po bëjmë për këtë, përveç se flasim e flasim pafund dhe shkruajmë çfarë të mundim. Nuk dimë pra sot e kësaj dite se ku janë qindra e mijëra të zhdukur, paçka se në dokumente diku duhet të jenë, por dimë për gati çdo detaj të kartelës mjekësore të Enver Hoxhës dhe për përçartjet e të resë së tij.

8 komente në “Të zhdukurit nën komunizëm dhe kartela mjekësore e Enverit”

  1. palla says:

    Or taj gazetaruc ckaf ke E. Hoxhen or budall. Pse nuk po don me shkru per prostitutat shqipare qe jane neper europe, per baba qe po vret cullet dhe anasjelltas, per vetvrasje per arsye ekonomik, per te cmend qe kan mbush spitale, per korrupsionin dhe hajdutet e politikes.

  2. Tralala says:

    Bravo Ben, konstatim real. Shkrimet e perditeshme rreth familjes se diktatorit dhe bllokmenve Jane bere te padurueshme.. Kane ngritur koke ish anetaret e nomenclatures komunistve me ne krye kurven Nexhmije qe na pershendet ne ndryshimin e viteve. Keta monstra duhet te heshtin, media te MOS u Jap hapsira po te trajtoje problemet reale te shoqerise. Ky vend ka shume Halle qe duhen zgjidhur. Keta kriminel duhet Te kuptojne se kane bere shume krime se shqiptaret Jane treguar liberal me ta e Jo te degjojme ende kete rrace muti.

  3. @ says:

    @Palla
    Sa kohe qe qarkullojne me shumice “palla” qe duan akoma E. Hoxhen, do ti kemi hak te gjithe Hajdutet dhe Mashtruesit e Pushtetit, qe na rjepin dhe tallen me ne diten per diell..

  4. llaman says:

    Ben, ka shume te verteta ne sa shkruan ketu. Por ka dhe gjera jo te sakta. Sipas teje shoqeria shqiptare perbehej nga dy pjese, ata pak qe pesuan dhe ata qe u pershtaten. Kur nje makine shteterore, me mekanizma shtypese dhe represion ideologjik kishte percaktuar parametra fikse, sipas teje cduhet te bente dikush? As Gjermania e Shilerit dhe Getes, e Marksit dhe Ajnshtajnit nuk i shpetoi dot diktatures. Kur nje komb me ndergjegje kulturore e shkencore shume me te larte se shqiperia ra ne preherin e diktatures, sa mundesi kishte fshatari me mendesi dhe mjete prodhimi mesjetare ti kundervihej nje elite te rafinuar qe me terror ne kurriz te disave e mekanizma ideologjike mbajti pushtetin per 50 vjet pa zgjedhje.
    Ne 2 dhjetor ne 45 psh gjithe vunjotesit e tu votuan per formen e regjimit, kurse himarjotet ne mase votuan kundra. A e di se cndodhi me ata qe dhane voten kundra ne Himare? Pushkatime pa gjyq, internime dhe deklasime per nje jete te tere. Si gazetar i kesaj ane shkruaj njehere per keta njerez qe te besojme ne sinqeritetin e shkrimit tend. Dhe mos lejo qe si diciture e ketij shkrimi te vendoset forografia e Enverit, por nje fotografi e Spacit apo vendeve ku internoheshin njerezit.

  5. Mark Thumbi says:

    jane shume ata qe e quajne veten gazetare qe shkruajne per kete… njerez qe kane pase edhe ne ate kohe privilegje…kane nostalgji…. te perndjekur…qe jane futur ne burg se kane pervetesuar (demtuar) pasurine e shtetit dhe per tu rrjeshtuar u bene nga ish te perndjekur …ish sigurimsa qe futen neper ferre te burgut nga ku kishin dale duke spiunuar.
    populli ska nostalgji per Enver Hoxhen … e as per kriminelet e hajduta te tjere qe e shkaterruan kete vend
    ata nostalgjiket qe shkruajne …. shihen me adhurim (servilizem) nga “elita” se kane detyrime ndaj tyre
    sa balte ka mbi politiken shqiptare….. ata te baltosurit shkruajne japin edhe opinione me hollesi…..
    sepse krye te baltosurit kane shume ne dore

  6. Alban Dardani says:

    — Ore zotri , sikur ja fut pak si kot . Pse akoma se ke kuptuar ti , se DEMOKRACINE NE SHQIPERI TA SOLLI, TA VENDOSI, , TA DREJTOI E PO DREJTON PJESA E BRENDESHME, PJESA E JASHTME E BLLOKUT ME PINJOLLET E SAJ.
    — ”Micurini’ i kopshtit ” te PLURALIZMIT POLITIK SHQIPTAR , Si mendon … do i pillte PARTIT opo merte nga qielli. . KUsh mud mund ta prishi e shkaterroje OSE PERSHTASE me mire nje shtepi, me mire se ata qe e kane ndertuar.
    —-” Micurini ” i PPSH, vete ””LULE” NUK POLLI // LULET NGA ” LULJA” I NXORI,//. VEC I NDAU NE ”FAMILE” ,//, NE ”FERRA”DHE ”TRENDAFILE”
    ,— KESHTU , tani ‘TA ‘GEZOSH SHTEPIN ….O SAFA YMERI”’ E TE MOSA I BIEM LEGENIT MBASI KANE KALUAR 27 VJET. . … Ne se pranojme qe kemi apo duam te vendosim sistem demokratik, me cte drejte themi qe perse na jep intervista Nexhmija…, sofija apo kadrija…. Ne sikur asaj ja beme gjyqin. NE SE LIGJET E KAPIN, TJA BEJHME PRAP, APO NUK SHKRUAJM DOT PER PROBLEMET AKUTE TE KOHES DHE MEREMI, QE KOLA TE GJENDET NE VALLE. Ajo e ka te shkruar faqe e lavdis . Me sa kemi ndegjuar e ka mbrojtur me dinjitet. AJO ESHTE AKOMA GJALLE. NE LE TI VERTETOJME ME FAKTE TE KUNDERTEN OSE NUK ESHTE NORMALE TE MERESH ME TE.
    — Me duket se dhe ti ben te njejten gje qe kritikon. O meru dhe cbiriloje problemin ose mos gevishtni kot , sa per ti sjelle mbajtur ne kujtese qe si N exhmija, Enveri apo famila te mos gjenden nen harres.
    —- ESHTE TURP , ESHTE TALLJE E MADHE ME TE DENUARIT DHE TE PERSEKUTUARIT, TE THUASH SOT MBAS 27 VJETESH QE–‘… ” NUK DIME SOT E KESAJ DITE SE KU JANE QINDRA E MIJRA TE ZHDUKUR , PACKA SE DOKUMENTET DIKU DUHET TE JENE…………”
    —- Po mir mor lum miku, — qeverite jane nderruar te majta e te djathta , —- po keshtu mazhorancat ne parlamentt, … po keshtu SHOQATAT E TE PERNDJEKURVE DHE PARTITE POLITIKE QE I PERFAQESOJNE KANE QENE ME SHUMIS, —-ARKIVA, MINISTRIA E BRENDESHME, PROKURORIJA , SHIKU , NGA PIRAMIDA NE BAZE KA PATUR NGA TE PERNJEKURIT NE DREJTIM. —- FONDE NGA BRENDA E JASHT SHTETIT PER KETE LLOJ SHTRESE JANE DHENE. — A NUK TINGELLON TALLJE SOT TE THUHET ”…….NUK DIDEN QIDRA ..!!!!! E MIJRA …!!!!..TE ZHDUKUR………… ” edhe menyra , sasia si serviren shifrat eshte tallje, spekullim, ekzagjerim i pa besushem..
    — KUSH KA PENGUAR DERI TANI, APO PAS 27 VJETESH , KU PO VDESIN JO VETEM PJELLA e tyre POR EDHE NIPAT E NBESAT, TE pakten mire NUK gjenden varret po NUMURI SA pretendohet se jane . KETO LISTA DUHET TE ISHIN BERE QE NE FILLIM . –TE PAKTEN KETE SHOQATA E TE PERNDJEKURVE APO E VIKTIMAVE TE KOMUNIZMIT DUHET TA KISH BER , DHE TE FLITET ME PERGJEGJESI.
    —- TI MOR ZOTI BEN PSE NUK KRIJON NJE GRUP , LIGJEROJE DHE MER NISMEN TA INVESTIGOSH, CBIRILOSH SE PERSE NUK DIHET SE SA JANE . MBI CBAZA KANE DALE KETO SHIFRA FIKTIVE, DHE TE MBYLLET.
    — BOLL U TERRORIZUA KY POPULL ME SPEKULLIME, MASHTRIME E GENJESHTRE. NJE PUNE E TILLE ESHTE NE INTERES TE QARQEVE ANTI SHQIPTARE DHE NE DEM TE FRYMES PAJTIMIT E MIRKUPTIMIT. DJAL I MIR, E KA THENE NJE LLAF RAMIZI; –KUSH SHIKON PRAPA , PRAPA DO TE MBETET. — MOS E MBANI SHQIPERINE GJITHJNE PENG ME PROBLEME TE SE KALUARES TE CILAVE U KA KALUAR KOHA, ……. NE SE KINI NDONJE MISION TJETER. ……ATHERE VAZHDO…

  7. mateo says:

    O ju demokrate fashiste!
    Boll na cate trapin me virgjerine tuaj antikomuniste, se Enver Hoxha do rroje ne jete te jeteve ne zemrat e popullit shqiptar!
    E thoni vete se jeni pakice,prandaj ulni koken dhe heshtni!
    Jeni rraca me e poshter e ketij populli,se keni bashkepunuar me armiqte e Shqiperise!
    Bejeni Shqiperine me te mire se sa e beri Enveri atehere flasim!
    Por kete ju nuk do ta beni kurre as per 500 shekujsh!

  8. spectrum says:

    E sakte po ora per te dhene llogari, po vjen era e ndryshimeve do ti fshij nga kujtesa anadollaket qe degraduan kete komb per 70vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje