Lëvizja Vetëvendosje ka diskutuar rreth situatës së krijuar në strukturat e partisë pas dorëheqjeve të kryetarit Visar Ymeri dhe disa anëtarëve të Kryesisë.
Në mbledhje me kryetarët e Qendrave, u njoftuan me kërkesën e Kryesisë drejtuar anëtarëve të dorëhequr që të kthehen ne Kryesi dhe të diskutojmë për të gjitha problemet.
Njoftimi i plotë nga mbledhja e VV-së:
Mbledhja me Kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, VETËVENDOSJE! u mbajt mbledhja me kryetarët e Qendrave të Lëvizjes.
Në mbledhje morën pjesë 27 përfaqësues të Qendrave, në mesin e tyre edhe tre përfaqësues të qendrave nga diaspora: Verim Mejzini nga Austria, Bekim Halimi nga Britania e Madhe dhe Mujë Shala nga Zvicra, ndërkaq dy kryetarë mungonin me arsye, kurse Kryetarët e Qendrave të tjera të Lëvizjes nga diaspora mbledhjen e ndoqën përmes rrjetit Skype.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth situatës së krijuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! pas dorëheqjeve të Kryetarit të saj dhe disa anëtarëve të Kryesisë, si dhe për procesin zgjedhor për Kryetar të Lëvizjes.
Po duket se qeshtja e nxehte, per apo kunder shfuqizimit te Gjykates Speciale e ka perqa VV-ne. Dihet se kush jan kandidatet potencial ne VV qe do te thirren nga Gjykata Speciale. Atyre nuk po ju permendet emri, por po duket se pikerisht ata jan berthama e grupit linques qe po i shkakton doreheqjet. Koha do ti sqaroj gjerat, dhe shpresojme se VV do ta perballoj ket krize pa ndarje ne dysh. Kjo ju duhet njerzeve, sepse VV eshte e vetmja shprese reale per nje te ardhme me te mire.
Të gjithë të dorëhequrit duan ta dinë se pëshpëritësit e tyre dhe klima që ata po mundohen të krijojnë në opinion, nuk janë edhe miq të tyre, të Kosovës edhe më pak. Në momentin që realizojnë qëllimin e tyre do ti hedhin si limonin e shtrydhur. Siç e dinë të gjithë, kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë. Ata do jan[ mes dy zjarreve. Ose do përkrahii këtë qeveri në mënyrë pasive apo aktive, ose do kontribuojnë në rrëzimin e saj. Nëse kontribuojn në rrëzimin e saj sikur grup i ndarë parlamentar se pas zgjedhjeve të reja nuk do rizgjidheni për deputet, së paku jo si deputet të LVV, kurse, nëse e përkrahin do ju dal boja përfundimisht dhe karrierat e tyre politike do marrin fund. Në të dy rastet do janë të humbur.
Ende kanë mundësi të pendohen. Të gabosh është njerëzore; të pranosh gabimin dhe ta korrigjosh, është madhështore.