Anita Haradinaj reagon pas lajmit se iu refuzua viza amerikane: Jeni bërë si media serbe

7 Janar 2018, 09:14Rajoni TEMA

Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me raportimin se Ramushit dhe asaj iu është refuzuar viza amerikane.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj ka akuzuar mediat duke ju thënë se janë bërë si mediat serbe.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa, kur po doni po thoni Ti lehte e ke për viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo hajde gazetari hajde”, ka shkruar Anita Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar lajmi se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane. Mirëpo ai ka mohuar këtë duke thënë se është në pritje.

“Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin”, ka shkruar Haradinaj. (TemA)

3 komente në “Anita Haradinaj reagon pas lajmit se iu refuzua viza amerikane: Jeni bërë si media serbe”

  1. be-x says:

    nuk eshte per tu habitur qe si popull do na duhen dhe 100 vite te tera per te kuptuar cfare i takon dhe cfare nuk i takon nje kryeministri!
    Ai eshte kryeminister dhe jo pastrues rrugesh! vetkuptohet qe qe keto cmimie jane qesharake per nje kryeminister dhe per nje pastrues rrugesh nje cmenduri. pra le ta leme kryeministrin te jetoje si kryeminister dhe pastruesin e rrugeve si nje pastrues o njereeeeeez! Cfare do te thonit sikur nje shqiptar i zvicres, thjeshte do te kalonte pushimet njesoj si Ramushi ne hotel pavarsisht cmimeve? Absolutisht asgje, as do ta lexonit si lajme! morali i kesaj historie: Ramushi ha kumbulla, dhe juve ju mpihen dhembet hahaha!

  2. artistet haradinaj ne hotelet zvicerane dhe plehu i gllogjanit deqan..ah sa bukur shkojn kta tituj.pleherat e kosoves dhe artistet e saj.nga hotelat shik e drejte para gjygjit special.ha ha ha.

  3. KOSOVA KRESHNIKE says:

    MOS U MERZIT E DASHUR , NESER MUND TE REFUZOHET E GJITHE KOSOVA NGA AMERIKA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje