Vënia në përdorim e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka ngecur prej vitesh megjithë këmbënguljen e Gjermanisë pranë qeverive të Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit.
Serbia e “refuzon” qeverinë Gjermane për t’i dhënë një zgjidhje çështjes.
Një raport i Sekretariatit të Energjisë, thotë se Serbia ka injoruar kërkesën për të emëruar një përfaqësues për negociatat, çka ka bllokuar bisedimet mes dy vendeve.
Në këto kushte dy shtetet ende nuk kanë lëvizur për zbatimin e marrëveshjes që kanë bërë për të liçensuar në veri të Kosovës një kompani serbe për shpërndajen e energjisë.
E gjitha kjo situtatë po mban peng investimin prej 75.5 milion euro që Shqipëria dhe Kosova kanë bërë për linjën.
Që në vitin 2013-të vendi ynë ka nisur që të paguajë rregullisht këstet e kredisë që ka marrë për këtë projekt, ndërsa në 2016-ën filloi të shlyejë principalin.
Çdo vit, si Kosova dhe Shqipëria, humbin 1 milion euro vetëm nga pagesat që duhet të jepnin kompanitë të cilat do të përdorin këtë linjë, ndërsa po ashtu është cënuar edhe siguria energjitke e dy vendeve.
Pse i luten Serbise???????
Aji linje nuk eshte ne Serbi.