SHBA dhe BE, deklaratë të ashpër kundër Hashim Thaçit, Haradinajt dhe Kadri Veselit

4 Janar 2018, 20:07Rajoni TEMA

SHBA dhe katër shtetet kryesore të Bashkimit Europian kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Deklarata e ambasadorit amerikan, britanik, italian, francez dhe gjerman, i drejtohet kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ata shprehin shqetësimi e tyre për Gjykatën Speciale.

Më poshtë deklarata e plotë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”.

Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në teritorin e saj.

Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për të mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë.Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë.

Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo ri-negocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne e dënojmë një gjë të tillë, dhe kushdo që mbështetë një gjë të tillë, do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona.

Ftojmë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngrisin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtarë dhe Euro-Atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë. Në të njejtën kohë, presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë.

Krijimi i Dhomave të Specializuara ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmoj përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit, dhe të vazhdojë të pranoj mbështetjen ndërkombëtare. Me ndihmën tonë, Kosova ka shënuar përparim në shtatë vitet e fundit për arsye të përkushtimit të saj për drejtësi ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit në vitin 2015 për të krijuar Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova refuzoi kulturën e mosndëshkimit.

Nuk kishte asnjë marrëveshje ndërmjet komunitetit ndëkombëtarë dhe Kosovës lidhur me krijimin e Dhomave të Specializuara”.

12 komente në “SHBA dhe BE, deklaratë të ashpër kundër Hashim Thaçit, Haradinajt dhe Kadri Veselit”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    duket se i ”gjati” amerikanoevropian do te gjakos keq sumen e sunitoshqipfolesve Haradin,Hashim dhe Kadri………………sa keq me qen korrak!

  2. Toronto 123 says:

    Te ngrisin zerin……..
    te ngrejne zerin

  3. BERISHA LARGOHU says:

    Populli i Kosoves ka treguar se eshte popull idiot per qe i lejon keto kriminale te qeverisn, Kosova do te mbetet e prapambetur me ato politikan te pabese.

  4. Baliu says:

    Deri dje keta ishin e “keqja ma e vogel” per nderkomtaret, kurse tash po mundohen ta kafshojne doren qe i ka ushqyer. Nje urti popullore thot: me nje gisht e qon, e me dy duart nuk mundesh me ule”. Per fat te mire ne ket rast kjo urti nuk vlene. Mjafton vetem nje gisht ne b… dhe keta kthehen te rrenjet e veta si azilkerkues, hajna farmerkash, portjera te diskove dhe hajna te pyjeve. Keta do ta formojne prap si dikur “qeverine ne hije”, por kesaj here ne burgje te sigurise se larte.

  5. Timi says:

    Këta degraduan shtetin aq poshtë saqë rinia ka mendjen vetëm se si të ikë jashtë. As në protestë nuk del kush. Kanë privatizuar çdo gjë vetëm gjykatës speciale i kanë frikën. Dhe këtë duan ta heqin qafe duke bëre viktimë popullin. Racë e poshtër. Ja kaluan edhe familjes Berisha. Kjo gjykatë në Kosovë dhe vetingu në Shqipëri janë shpresa e fundit për këtë popull që kurrë nuk ju hoq mjerimi.

  6. Lili says:

    Kosova ka shenuar perparim? Me bytheqyret qe na keni vu ne krye te institucioneve?
    Pffff…

  7. zhaku I pamposhtur says:

    Ore njërëz a mund të më shpjegoj dikush se çfarë po luhet me Kosovën? ? Unë nuk e njoh mirë realitetin e Kosovës por lexoj sistematikisht të rejat kryesore dhe zhvillimet politike..por këtë situatë nuk po e kuptoj dot…do ta kuptoja drejt nëse amerikani do të ndiqte për korrupsion…por ata po thonë ‘ndjekje për krime lufte’ ???lufta ka 20v që ka mbaruar tani unë kujtuan ata? Pastaj Haradinaj doli i pafajshëm nga Haga e nuk ka kuptim të ri gjykohet gjoja nga një gjykatë ‘speciale ‘…do ti isha shumë mirënjohës dikujt që mund të më shpjegoj dicka më shumë rreth kësaj teme. . (ti tfgs megjithatë nick e ndryshme që përdor qëndro larg se nuk po të drejtohem ty)

  8. Izeti says:

    Ketyre krimineleve u duhen shtuar dhe tre nga shqipnia,,,,,,,,Nano,,,,,berisha,,,,meta,,,,,,

  9. Sa keq me qen Korrak! says:

    Mos bre burra…..fojin e kan Greku,Serbi e Rusi!

  10. albatros says:

    Kurvat perendimore duan te zhdukin Uck shijoji nga emrat te tera vende kurva kolonizatore.

  11. Kuq e zi says:

    Po te bejme nje analize te politikes se kosoves ajo ngjan si pike uji me ate te ballkanit
    Ndryshimi eshte qe perendimi ka nderruar taktike deri dje atyre u duheshin njerez te korruptuar sepse i kontrollonin me lehte duke i shantazhuar por nuk duhej te qeverisnin aq gjate sepse kthehen ne problem kur i flak jashte
    Meqe ne loje po kerkon te hyje dhe rusia jetegjatsia e tyre duhet te jete akoma me e shkurter
    Dikush do thote gaboj, mbase…
    Por nuk e shpjegoj dot psh bisedimet me serbine po behen ne menyre te fshehte dhe ato i udheheq thaci kudo e cfaredo posti te kete sikur kosoves i mungojne burrat dhe jo per vullnet te thacit por per vullnet te perendimoreve
    Por nje fshese po behet ne shkalle rajonale duke filluar nga gjukanovic malit zi gruevski ne maqedoni e gjithashtu pastrimi i vetingut ne shqiperi
    Pra asgje jashte normales ne kosove

  12. zhaku I pamposhtur says:

    Po ka një logjike mendimi yt ‘kuq e zi ‘por unë nuk mund të kuptoj që amerikani po favorizon dukshëm serbët. .po paraqet kosovarët dhe luftën e UÇK si personazhin negativ të kësaj lufte kur dihet botërisht që genocide të pastër kreu ushtria serbe e miĺlosheviçit dhe jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Ballkanin. .dhe më e bukura është se këtë gjykatë speciale e udhëheq një sllave..më duket si pak ie ekzagjeruar situata..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje