Vendimi i gjykatës, Visar Ymeri del krah Kurtit: Akti më hipokrit që ka prodhuar Kosova

3 Janar 2018, 14:07Rajoni TEMA

Ish lideri i lëvizjes “Vetëvendosje!” Visar Ymeri, pas vendimit të gjykatës për të dënuar disa prej deputetëve të kësaj partie, ka dalë krah Albin Kurtit.

Sipas tij “Ky gjykim me këta gjyqtarë është mostra më kredibile që dëshmon diktatin politik ndaj sistemit gjyqësor.”

Ymeri thotë se Kurti dhe deputetët e tjerë janë deputetë të zgjedhur nga populli.

“Dënimet e shqiptuara me rastin e shpalljes së aktgjykimit ndaj deputetëve janë treguesi më i mirë për qëllimin politik të këtij rasti.

Gjykata Themelore në Prishtinë, e përfaqësuar nga Beqir Kalludra shprehi supremacionin juridik dhe politik ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe vullnetit të 205 mijë qytetarëve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre në peticionin referendar ndaj marrëveshjeve që cenonin qenësinë e Republikës, për kundërshtimin e të cilave sot deputetët u shpallën fajtor.

Ky gjykim me këta gjyqtarë është mostra më kredibile që dëshmon diktatin politik ndaj sistemit gjyqësor.

Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni janë përfaqësues të popullit në emër të të cilit sot u dënuan. Aktgjykimi si i tillë është akti më hipokrit që ka prodhuar ndonjë institucion vendor deri më tani dhe si i tillë është mjeti i fundit i persekutimit të kundërshtarëve politik,” nënvizon Ymeri. (TemA)

2 komente në “Vendimi i gjykatës, Visar Ymeri del krah Kurtit: Akti më hipokrit që ka prodhuar Kosova”

  1. KOSOVA KRESHNIKE says:

    SHUME SHPEJT DO TI VIJ RADHA E POLITIKANEVE QE LUFTOJNE KURTIN . DO TI SHIKONI TE GJITHE NE BURG.

  2. xyz says:

    Pune tradhetaresh qe nuk respektojne as falen e dhene as kuvendin as gjyqesorin,mjer Kosova me keto rrugaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje