Thotë se s'ka para për kollare dhe ha bukë në makinë, zbulohen pushime luksoze të "varfanjakut" Ramush Haradinaj

3 Janar 2018, 17:27Rajoni TEMA
Thotë se s'ka para për kollare dhe ha bukë në

Një darkë natën e ndërrimit të viteve në hotelin ku ka pushuar kryeministri Ramush Haradinaj, ka kushtuar një mijë e 50 franga zvicerane.

Haradinaj ka qenë vetë i gjashti në darkën e vitit të ri në këtë hotel. Çmimi për gjashtë persona arrin mbi gjashtë mijë franga.

Çmimi për një mëngjes i publikuar në faqen e këtij hoteli ka kushtuar hic më pak se 800 franga.

Haradinaj, së bashku me bashkëshorten Anitën, tre fëmijët dhe djalin e vëllait të tij, Dautit ka pushuar në hotelin “Carlton” në Saint Moritz në Zvicër.

Qendra e skijimit në Saint Moritz është me e shtrenjta në botë. Hoteli “Carlton” i ndërtuar në stilin rus në alpet zvicerane përballë një liqeni, është në mesin e pesë hoteleve më të mira dhe më të shtrenjta në këtë qendër.

Aty, familja Haradinaj ka pushuar në këtë hotel nga 25 dhjetori 2017 deri më 2 janar 2018.

Dhoma më e lirë në këtë hotel për një natë është nga 1 mijë e 300 franga. Çmimet arrijnë deri në pesë mijë frang, për një natë.

Insajderi ka mësuar se kryeministri i një prej shteteve më të varfra në Evropë – Kosovës, është vendosur në suitën e quajtur “Czar” prej 160 metrash katror. Në kohën e pushimeve të vitit të ri, çmimi i kësaj suite ka qenë fiks 40 mijë e 600 franga për shtatë ditë.

Haradinaj, së bashku me familjen është vendosur të martën e 25 dhjetorit rreth orës 12 në këtë hotel. Aty kanë qëndruar nëntë ditë.

Çmimet marramendëse

Nuk dihet saktësisht se sa ka paguar Haradinaj për pushimet në fshatin luksoz në Zvicër. Por, bazuar në çmimet publike të hotelit, pushimet e kryeministrit mund të kenë kushtuar rreth 80 mijë franga.

Pos familjes që ka pushuar në suitën “Czar” në hotelin “Carlton”, Haradinaj ka pasur me vete edhe mbrojtjen e afërme. Ata kanë qëndruar në dhomën me numër 43.

Të ardhurat mujore të kryeministrit Haradinaj nga paga, qiraja dhe paga e bashkëshortes që peshon 12 mijë e 400 euro në muaj nuk i mbulojnë këto shpenzime. Para të kursyera në bankë, Haradinaj ka deklaruar se i ka 20 mijë e 581 mijë euro.

Ndërkaq, të hyrat vjetore të Ramush Hardinajt dhe bashkëshortes janë të mëdha, mirëpo pushimet nëntë ditore për një familje gjashtë anëtarëshe në hotelin, “Carlton” në Saint Moritz kushtojnë sa të hyrat gjashtëmujore të kryeministrit.

Vetëm nga pagat, çifti Haradinaj merr rreth 69 mijë euro në vit, derisa nga qiraja e shtëpisë merr 73,469 euro në vit, apo gjithsej rreth 142 mijë euro në vit.

Insajderi ka pyetur Zyrën e kryeministrit se sa kanë kushtuar këto shpenzime në hotel “Carlton” dhe se kush i ka mbuluar.

Përgjigja e tyre ka qenë se meqë pushimet nuk kanë pasur karakter shtetëror, por privat nuk mund të përgjigjen.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk ka qenë me agjende shtetërore, por private dhe familjare. Institucioni nuk bartë asnjë kosto materiale”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Zyrës për komunikim publik të kryeministrit.

Insajderi ka kontaktuar me hotelin “Carlton” në Saint Moritz, por kanë zgjedhur të mos japin asnjë informacion rreth klientëve.

“Nuk mund të jap informacione. Askush nga [stafi] i hotelit nuk mund të flas për klientët tanë”, kanë thënë nga recepsioni i hotelit “Carlton”, për Insajderin.

Saint Moritz është fshat turistik në juglindje të Zvicrës, pjesë e Kantonit të Grisonsit. Ky fshat shtrihet në vargmalet Albula, me një lartësi prej 1 mijë e 800 metrave mbi nivelin e detit. Saint Moritz ka një popullsi prej rreth 5 mijë banorësh.

Fshati njihet si qendër e turizmit dimëror në Zvicër. Në Saint Moritz janë zhvilluar dy herë Lojërat Olimpike dimërore: në vitet 1928 dhe 1948.

Ndërkaq, hoteli “Carlton” është ndërtuar më 1913. Ka 60 suita me pamje nga liqeni. Lidhur me hotelin ekziston edhe një legjendë. Thuhet se është ndërtuar për të shërbyer si rezidencë e Carit të Rusisë, Nikolasit të Dytë.

Lëvizjet e kryeministrit

Ditën e udhëtimit të Haradinajt me familje për Saint Moritz është publikuar një fotografi në aeroplan. Të nesërmen me 26 dhjetor Haradinaj është rikthyer në Kosovë. Ka mbajtur një mbledhje të Qeverisë duke urdhëruar të gjithë ministrat që të jenë në punën natën e vitit të ri. Por, ai vetë ka udhëtuar sërish për pushime me 29 dhjetor.

Në një intervistë për Lajmi.net, Haradinaj ka thënë se në Zvicër ka shkuar vetëm për një natë. Natën e vitit të ri ka publikuar një urim të shoqëruar me fotografi familjare të shkrepur në shtëpinë e tij. Mirëpo, në kohën e postimit, Haradinaj ka qenë në një prej hoteleve më të shtrenjta.

“Në prag të ndërrimit të moteve kam marrë urime të panumërta, nga shqiptarë çdo kund në botë, nga qytetarë kosovarë e miq të Kosovës, me urimet më të mira për mua, Anitën dhe fëmijët, për familjen time të gjerë, Haradinaj! Më kanë uruar për prosperitetin e Kosovës, që na obligon t’i shërbejmë me devotshmëri dhe dashuri”, ka shkruar Haradinaj.

“Jam i vetëdijshëm se Atdheu ynë, Republika e Kosovës, ka përpara shumë sfida, por zotohem se nuk do t’ju zhgënjej, sepse do të përballem me tërë fuqinë e mendjes dhe shpirtit me problemet e vendit dhe së bashku me ju qytetarë kosovarë – me forcën e ligjit – do ta bëjmë një Kosovë të jetueshme, për vete dhe brezat që vijnë pas nesh”, ka vazhduar Haradinaj.

Rritja e pagës

Pak kohë para se të nisej për pushime, Haradinaj mori vendim që t’ia dyfishojë vetës pagën, nga 1.500 euro në muaj, në 3.000 euro. Ky vendim për rritjen e pagës së tij dhe anëtarëve tjerë të kabinetit u vlerësua si i kundërligjshëm.

Kur e arsyetoi këtë vendim, Haradinaj tha se 1.500 euro janë pak për një kryeministër. Me kaq para, sipas tij kryeministri “ose është i korruptuar, ose i pasinqertë”.

Në një intervistë tjetër, Haradinaj ishte ankuar se han bukë të ftoftë, në këmbë e veturë.

“Unë ha bukë në kerr, ha bukë në këmbë, ha ushqim të ftohtë, rrallë ha ushqim të nxehtë. Ky është privilegji i të qenit kryeministër”, kishte thënë ai. /Insjaderi.

31 komente në “Thotë se s’ka para për kollare dhe ha bukë në makinë, zbulohen pushime luksoze të “varfanjakut” Ramush Haradinaj”

  1. KOSOVA KRESHNIKE says:

    KA SHUME KOSOVARE TE PASUR NE ZVICER , QE E DUAN RAMUSHIN PER LUFTEN QE KA BERE DHE MUND TI KEN BERE DHURATE PER VITIN E RI .

    1. Nik says:

      O kosova kreshnike..me fal por je budall apo si e ke hallin??

      1. drini nga Kosova says:

        Pershendje Nik

        Kosova kreshnike qenka Tru Peshk dhe injorante si analfabeti dhe si halabaku,krimineli, vrasesi, dhe koktuli Haradinaj

    2. Ramush kari says:

      Ktyne qe abuzojne me pushtet dhe qe deri dje ishin ca katunare demode ordinere,u qifsha ato qe i kane ne krahe sepse ka shume trima qe kane luftuar me shume se ky ordineri,dhe jane ne kufinjte ekstrem te varferise.Robt mbare.

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    pune korrakesh,varu ziken…………….

    1. BERISHA LARGOHU says:

      Haha

  3. Nardi says:

    Kryeminister injorant,shkalla superiore.

  4. Ben says:

    Gjynof i shkreti,mos e akuzoni,se edhe pse ne pushime,per Kosoven ka qene tu mendu.

  5. Scutari says:

    Terroristet e Kosovostanit qe kane vrare mizorisht qindra njerez te pafajshem, bëjnë pushime ne Saint Moritz!
    O ZOT!

  6. shkelzeni says:

    Po te ishte per Ramush karabushin,apo Thac e kompani,Kosova ,do ishte nen Serbi.Ata (serbet) i shtypte si veze kokAT E uck,POR ishte Amerika dhe Europa qe i munden serbet–mos ju genjeje mendja me perralla ramush-karabushi.Ai ne Zvicer ishte prane nje disko nate bodiguard,per te goditur klienta te pabindur…..Dhe ky qe na ka “cliruar”,duhet edhe …te na qeverise.Gjith kTUNDARET MALOKE TE kOSOVES,u bene qeveritare!!!!!!!

  7. Glauk says:

    Shum e vertet qe ne zvicerr ka shum shum kosovare te pasur mund te them pa pike dyshimi se shqiptaret me te pasur dhe me te suksesshem ne bote jan ne zvicerr. Madje nuk ka kanton ne zvicerr ku shqiptaret nuk kan edhe hotele ne pronesi perfshir edhe st.moritz e davosin. Po ashtu mbi 40% e firmave te vogla dhe mesatare te ndertimit sot i kan ne pronesi shqiptaret ne zvicerre, gjithashtu edhe 70% te restauranteve dhe bizneseve tjera te gastronomis i kan ne pronesi shqiptaret nuk ka biznese apo institucione sot ne zvicerre ku ne maje te tije nuk ka shqiptare pa permende ketu edhe sportet e te gjitha niveleve ku shqiptaret dominojn dukshem.

    Megjithate nuk besoje se ndonje shqiptare i zvicrres i ka paguar pushimet super luksoze kryeministrit ton. Shqiptaret ne zvicerr ka kulture perendimor te biznesit , Nuk jan oligarke si ata te lindjes dhe russis. Nuk e perbuzin lekin ne ket menyre.

    Sa per motivim se shqiptaret mund te arrijn te gjitha maje e suksesit, po ju tregoj tri kompani ne pronesi te shqiptarve ne zvicerre qe kan vlere dhe qenerojn Miliarda franga ne vite dhe punsojn mijra puntore. Vetem tri.

    Orllati group, ne Lozan nje nder kompanit me te medha ne zvicerr me 750 persona te punsuar tash kjo kompani eshte duke ndertuar ndertesen me te larte ne pjesen frankofone me nje investim prej mbi 200 milion franga.

    http://www.orllati.ch

    Vllaznim Xhiha inxhinjer. Pronar dhe themelus i kompanis. Newave Energy Holding, e cila prodhon sofwer te siguris se larte per bankomatet e bankave me prestigjioze ne bote. Nderkoh zoti. Xhiha i ka shite 40% te akciave kompanis me renome boterore ABB per 170 milion franga. Pra nje kompani qe vlen qindra miliona franga me 200 inxhinjer te punsuar dhe ne pronesi te nje shqiptare. Pra biznes i nivelit akademik.

    http://new.abb.com/ch/ueber-uns/divisionen/antriebe/unterbrechungsfreie-stromversorgung

    https://de.m.wikipedia.org/wiki/Newave_Energy_Holding

    Isen Dervishi . Pronar i Isen Group dhe 12 kompanive., tjera. eshte nje nga kompanit me te medha ne zvicerre ne lemin e saje me mbi 450 te punsuar dhe me qarkullim qindra miliona ne vite. Te kesh te punsuar 450 puntore me kontrat te rregullte ne zvicerr eshte shum shum pun e madhe. Ku rroga mesatare shkon te 5000 fr.

    http://www.isen-tiefbau.ch/geschaeftsleitung

    Ka edhe qindra shqiptare tjere ne zvicerr qe kan krijuar kompani qe qarkullojn qindra miliona ne vit. Per patundshmeri nuk po flasim shqiptaret sot ne zvicerr mund te ken mbi 12, Miliare investime ne patundshmeri, si hotele shtepi objekte industriale pompa benzini objekte banimi. Personalish e njof nje shqiptar qe ka ne pronesi 460,apartamente banimi me vler mbi 360 milion fr. E plot te tjer por tja ket paguar diskush Rambos pushimet luksoze nuk besoj.

    1. beni says:

      Kan firma e tyre apo punesojn puntore për shitje droge?

      1. Glauk says:

        Beni. Jo jan biznese elitare me qarkullim miliarda ne vite. Nuk punsojn shperndares droge per fatin tend te kece megjithate provo dikun tjeter se fatit nuk i dihet.

        1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

          Orallat,Xhihad dhe Derrvish nuk jane shqiptare por turq,kshq varu [email protected]…………..allah uakbar!

          1. Glauk says:

            Ti je grek pra kalimidhis kalipidhis. Kosovaret tashme jan super fuqi ne biznes ne evrope . Jan njerze qe dine te bejn biznes thjesht .,,

    2. Koqevare zemerzi says:

      Por dhe rraciste te medhenj jeni dhe shume egoiste dhe katundare demode qe nuk u ka hije as parja.Askushi jeni,rob koti zemerkqinj.

      1. Koqekari says:

        Po te tregoj nje rast glauku,nje shoku im punon diku ne zvicer ka pasaporte gjermane ai eshte nga shqipria dhe ne ate firmen punojne dhe nja 4 vellezerit nga Kosova qe ky shoku me thote ma kane nxire jeten duke me provokuar qe ta le punen dhe qe duan te marrin dike te kosoves ne pune,merre me mend se cfare beni ju kur gjeni njerez te urte dhe hallexhi qe nuk kane krahe dhe jane vetem,tani per tani kam ca halle dhe smund te ndzrhyj dhe e kam pak larg,por pas pak kohesh do shkoj dhe do ua qi robt dhe nuk do kene me shansin te provokojne djemte e shqiprise sepse ju kujtoni qe vetem ju keni te drejte ekskluzive qe te punoni dhe jetoni ne zvicer,gjermani,suedi etj,ju jeni njerezit me mosmirnjohes qe kam njohur ne emigrim qe te pakten 25 vite gjithandej,dhe spihunit dhe njerezit me te pa’bese.Ju vetem frika u ben te silleni mire.

        1. Glauk says:

          Kaqekari..,, kjo eshte rren pasi ata vellezrit nga kosova nuk munde te marin dike nga kosova te punoj ne zvicerr pasi aje duhet te ket pasaport te ndonje vemdi antare te be,se gjithsesi pisa ka gjithandej edhe kosovaret nuk jan te gjithe engjuje por shiko mire se munde te dali shqiptare jo te kosoves

    3. adi says:

      MESA KUPTOVA UNE NGA KY FYELLI ME SIPER
      ZVICERANET QENKAN KATANDISUR NE PIKE TE HALLIT DHE PUNOJNE TE KOSOVARET!!!!!!!!
      ME POPULL KARAGJOZ ZOR SE GJEN NE BOTE .

  8. Glauk says:

    Kosovar zemerzi….. Leri gomarllaqet ore qune kosovaret tashme jan superfuqi ne biznese sidomos ne gjermani dhe zvicerr. Por edhe ne austri e suedi.

    Une ju beje thirrje shqiptarv te shqiperis sidomos atyre ne greqi qe kan dokumenta te rregullta dhe pasaport greke ti len anash merite dhe gjelozit te fillojn te krijojn kontakte me me biznesmen kosovare ne gjermani pasi munden shum lehte tju sigurojn kontrata te punese per disa vite derisa te fitojn lejeqendrimi apo pasaporte gjermane pasi kosovaret por edhe shqiptaret e maqedönis kan mijra kompani ne gjermani jane diaspor shum e vjeter dhe konsoliduar kan kater dekada ne gjermani. Kompanit shqiptare ne gjermani punsojn mbi 200.000 njerze nga ajo qfare kam pare viteve te fundit shqiptaret po punsojn shum . Polak slovak cheke hungare bullgare rumune etj. Pasi keta te gjithe jan emigrante te ri ne gjermani keto 20,vitet e fundit. Ndersa shqiptaret e ish-ju kan kater pes dekada atje dhe kan krijuar kompani shum shum te fuqishme. Prandaje ju bej thirrje shqiptarve te greqis pasi ata kan pasaporta greke e greqia eshte pjes e be,se ta shfrytezojn ket shanse se munde te perfitojn shum

    1. Latif says:

      Thirrjes se ketij Glaukit mos ju pergjigjni, kujtoni kush i mbushi me shqiptar burgjet e Zvicres, Gjermanise e anembane Europes , do ju perdorin, do ju perdhosin dhe jam shume i sigurte qe pastaj do ju ngeli vetem me ja hap koken ne dysh si pune bostani. Vanzhdoni neper Greqira e Italira dhe me kosovaret mos u ngatarroni, lerini te ….. ndervedi

      1. Glauk says:

        Latif. Male pa derra nuk ka kjo eshte e sigurt edhe kosovaret nuk jan qinqa te gjithe ka edhe matrapaz. Mvaret me qfare kategorie njerzish ke pun, Por nje gje ta them me sigurin me te madhe kosovaret me se paku meren me pune te ķeqija ne evrope me perjashtim te gjermanis sidomos hamburgut ku kosovaret dominojn disa tregje te bizneseve te keqija. Me biznesin e droges etj, me te madhe jan mare dhe meren shqiptaret nga Maqedonia lugina e presheves dhe natyrisht ju te shqiperis , Personalisht nuk jam nga kosova por kjo eshte e verteta, Ndersa ju te shqiperis jeni djege shpejte ne evrope pasi keni punuar pa mende keni derguar quna femi nga 14-15 vjece per me shpernda droge keni mendue mu ba bosa ende pa fillue

    2. albi says:

      a mer Glauk jam Albi nga Tirana po te tregoj diçka personale , lashe Italin dhe shkova ne Gjermani per te kerkuar pune, aty hyra ne kontakte me disa Kosovare qe kishin ne pronesi firma ndertimi dhe ristorante njerez me pare te madhe por kuptova shume shpejt qe Kosovaret e kan zemren shum shum te vogel me pak fjale ajo qe pash ishte sa e dhimbshme aq edhe absurde firmat e Kosovarve qe lavderon zotrote perveçse te pagunin shum her me pak nga firmat e tjera punesonin djem kryesisht nga Kosova qe i binin ne te zeze dhe i mbanin fshehur duke i strehur nga tre -kater ne nje dhom 3 me 4 = 12m/k me turne pune 12 orarshe qe fillonin nga ora 5 e mengjesit per vetem 40 euro dita pa sigurazione pa dite pushimi pa asigje , tani duke e par kshu 40 euro duken shum por asnjeri nuk pyet se sa te shtrejta jane gjerat ne Gjermani per mos folur per Zvicern qe i ka çmimet ne katastrof ( nje paket cigare kushton 7 euro ne Gjermani ) ata qe jane ne Zvicer shkojn per te bler ushqime sa ne Itali sa ne Franc se atje jane te paprekshm mishi dhe peshku ,, keta qe dhash me siper jane ata qe kane firma ndertimi kurse per ata qe kane ristorante jane akoma me kopila kerkojn femra per ti punesuar si kurva ( kurvelleku ne Gjermani eshte i ligj shem )

      1. Glauk says:

        Albi. Nuk e thashe se ke kape majen po punove per firma te kosovarve natyrisht se biznesmenet i shfrytezojn keto momentume kur kan mundesi por si faze fillestare deri te rregullimi i lejes se punes dhe mesimi i punes dhe gjuhes kjo eshte nje mundesi e mire te filloshe punen ne ndonje kompäni kosovare ne gjermani apo zvicerr. Nuk besoje se biznesmenet kosovare ne gjermani paguajn nga 40 euro por edhe ne qofte se eshte e vertet si faze kalimtare derisa te sistemohesh me banim ta mesosh gjuhen dhe vendin nuk eshte kece, Ndoshta rumunet bullgaret hungaret slovaket qeket dhe polaket i paguajn nga 40 euro kosovaret.

  9. Fatos says:

    Haradinaj mos te beje publikun injorant. Ai eshte person publik dhe i veshur me funksion shteteror. Ne kete moment bien te gjitha pretendimet qe atje eshte per pushime personale dhe si jep llogari askujt. Jeta publike me ate private ne momentin qe je punonjes i administrates shteterore eshte e detyrueshme me ligj qe te kontrollohet se nga vijne fondet. Idiot komplet, opoziten e fut ne burg, njerezit i kendojne kenge nderkohe qe ky ua rras pas koke. Ah shqiptar i shkrete, idiot ngele mor lumadh, tallin trapin te gjithe me ty, ne token tende nuk je zot.

  10. be-x says:

    mos shkruani pallavra! ne fund te fundit eshte kryeminister dhe jo puntor rrugesh. per ne qe jetojme jashte shtetit, 1.300 franga nata APO dita eshte gje normale. Ne Zvicer jetojne 250.000 shqiptare dhe te publikoshe lajme te Tilla do te thote qe S’ka lajme gazetaria dhe ec te merremi me Ramushin se ku ha dhe ku pi! O pikaaaaaaa! Per nje banore te kosoves APO shqiperise eshte shume e madhe, por Hotel me 20 € nata gjene vetem ne Shqiperi e ne Serbi. Ne vendet e tjera vetkuptohet qe kushton me shume. Apo do te ndjeheshit te lumtur qe Ramushi te shkonte e te Flinte ne nje kasolle te ndonje gabeli,,……

  11. s.g. says:

    Dojmë vetëm nëpër burgje ta shofim ?të gjitha privilegjet i meritojnë se janë familje sakrificash të mdha

  12. @ says:

    Shqiptaret dine te qeverisen vetem nga Hajdutet.
    Kaq dine dhe kaq bejne..

  13. hah says:

    Mua nuk me ben pershtypje cmimi se dihet me cfare lekesh paguhen pa pasur nevoje per debat fare, po qe te shkohet ne nje vend gjithe bore e te harxhohen ato shuma, ketu po qe me duket cmenduri me brire. Vidh shqiptaret qe te shkosh ne bore. Hajde psikopati hajde.

  14. Pellazgos says:

    Zoti Glauk.
    Kush je ty dhe cfare perfaqeson?
    Kujton ty se Ramiu apo Glauku apo Edvini kane Identitet Pellazg ,Ilyre apo Epirote?
    E di ty qe per njerezit e ndershem,te denje,patriote kryesorja eshte sakrifica per kombin?
    Me kryesorja per nje patriote qe tregon Identitetin dhe respektin per Atdheun eshte Emri qe eshte i Shenjte.
    Mos genjeni veten se eshte me keq se ai qe thote te verteten.
    Kosova eshte 98% islamime,kjo eshte e verteta.
    Dhe ne qofte se eshte e vertete qe ne “historine shqipetare” Osmanet Islamike pushtuan,vrane,moren pengje,perdhunuan,prene koka dhe Jeorgios Kastriotis luftoi kunder baballareve tuaj,atehere per cfare kombi flasim dhe cfare respekti?
    Sa per pashaportat e Greqi se dhe atyre qe jane betuar qe jane Greke dhe kane mmm arre pashaporta Greke,me ju nuk mund te behen miq se ata te pakten ndjehen greke dine edhe gjugen dhe nuk eshte mire te behen prape miq me ju.
    Nuk eshte paraja qe e ben njeriun por Ideali dhe historia e tij.
    Shumica e “shqipetareve” qe km2 ane jetuar dhe jetojne ne Greq,sidomos ata qe linden atje nuk njohin tjeter Atdhe,ata do behen me Greke se Greke t ashtu sic u bene zezaket ne Amerike qe kur dalin kampione ne gara,lotojne per flamurin e baballareve te tyre qe i sollen me zinxhire si skllever.
    Me “Kosovistanin”hipokr ite qe vjen Sulltani Erdogan dhe thote hapur qe ju jini turq dhe turqit jane Kosovare,se smund te jete e vertete qe turqit jane shqipetare apo shqipetaret turq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ

    ラブドール アニメ 105cmの日本の小さなセックス人形160cmの等身大のオフィスの女性のYoutubeビデオシリコーンのセックス人形中国のセックス人形の生産者は3D印刷を利用します6セックス人形を購入する理由の背後にある説明

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje