Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqjen.
Sejdiu i ka dërguar letër Kryesisë së partisë, mbledhja e së cilës ka filluar nga ora 13:00.
Në letër, Sejdiu bën të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetarit të parë, Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, ndërsa njofton se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i Vetëvendosjes në përputhje me bindjet e tij.
Pardje nga pozita e kryetarit të VV-së është larguar Visar Ymeri, kurse më herët edhe Aida Dërguti, e cila mbante postin e nenkryetares, shkruajnë mediat kosovare.
Normal qe do te percahet.
VV terhoqi rreth vetes njerez idealiste qe pak nga pak po kuptojne orientimin e qarte oriental, turko-islamik, qe ne thelb eshte proserb, te liderve te saj.
Ta mbash ket ne kurriz nuk eshte e lehte.
Kellira
Nga komenti i juaj shihet mire se nuk e njeh orientimin e VV, te thuash oriental -islamik… serb eshte nje injorance e juaj qe nuk e kupton filozofine e VV,
Këta që po japim dorëheqje nuk janë IDEALISTË por PRAGMATISTË !
Duan t’i përafrojnë qëndrimet me partitë tjera që të hapin rrugë për koalicione të ardhshme, por jo për ideal por për INTERES
doreheqja eshte akt demokracie e kur jo akt dobesije siç e shohim shqiptaret e albanistanit,qe nuk kane haber ne demokraci..
Kur gjerat nuk zgidhen ne kryesi eshte normal me ia dhane fjalen popullit prape qe te rikonfirmoje a jo njerezet e vijat qe keto njereze bartin per partine .
Ne demokraci zerat ndryshe ne parti jane shtes per partine sepse mbledhin nje spekter tjeter rreth partise , kurse ne sistemet komunist ato konsiderohen si rezik(per pushtetin e njeshit apo klani ne fuqi).
ne demokraci kerkohet konsensusi ,dmth sicili bene leshime qe te jene te gjitha ma te fuqishme ,kurse ne traditen komuniste perjashtohen edhe behen armiqe…
ketu eshte problemi kryesor bile i politiberjes ne albanistanit…
edhe doni me dhane mend per kosoven…
Kellira e…eh …!!! Ku i gjen sot keta idealiste ti mer lale …. ,ku ka me idealista dhe ku pa ne Ballkan , ene akoma me keq ne Kosove !!!! Idealistet “vdiqen” bashke me idealin Komunist , ndersa ne kapitalizem “ideali” eshte paraja …. paraja .