Albin Kurti thyen heshtjen për përçarjen e Vetëvendosjes: Ja si është e vërteta

5 Janar 2018, 20:20Rajoni TEMA

Nga Albin Kurti

Viti 2017 ishte vit i fitoreve dhe sukseseve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kurrë më parë populli nuk na ka dashur e mbështetur kaq shumë. Pas çlirimit të vitit 1999 dhe shpalljes së pavarësisë më 2008, lindi entuziazmi i tretë në Kosovë. Qytetarëve iu kthye besimi në progres dhe shpresa për të ardhmen. Dyfishimi i votave më 11 qershor na bëri subjektin e parë politik në Republikë dhe grupin parlamentar më të madh në Kuvend. Me fitoret në Prishtinë, Prizren dhe Dardanë më 19 nëntor, qytetarët po e thellonin dhe shtrinin qeverisjen e mirë të VETËVENDOSJE!-s në kryeqytet.

E dimë qysh dy ditë para balotazhit i dënuan me 21 vjet burg Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, pa prova, pa fakte e pa argumente, në një proces të montuar politikisht që prej fillimit. Ndërkaq, katër ditë pas balotazhit, rifilloi persekutimi i deputetëve për gazin lotsjellës në Kuvend kundër “Zajednicës” dhe “Demarkacionit”.

Gjatë muajit dhjetor 2017, në kohën kur mbaheshim nga regjimi në paraburgim, janë shprehur mospajtime të forta publike ndaj meje nga disa zyrtarë në Lëvizjen tonë. Këto mospajtime u bënë interesante jo aq për temat e çështjet e ngritura sa për vrullin e atyre zyrtarëve që kundërshtimin e tyre e përqëndruan kryesisht tek unë.

Kam qenë dhe mbetem përherë i gatshëm e i interesuar për të diskutuar me të gjithë ata, hapur dhe seriozisht, për secilën nga temat apo çështjet ku ata besojnë që mendojnë ndryshe dhe duhet ndryshe. Ky diskutim demokratik natyrisht duhet të zhvillohet në organet e VETËVENDOSJE!-s: në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm, në mbledhjen me drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes, në Grup Parlamentar, në mbledhje të përbashkët të Kryesisë me Grupin Parlamentar, në Sekretariat të Përgjithshëm.

Dje, kishim mbledhjen e Kryesisë dhe shpresova se do të mund të diskutojmë aty. Mirëpo, që prej se dola nga burgu, duket se kemi hyrë në një kapitull të ri, në fazën e dorëheqjeve. Së pari, kryetari Visar Ymeri, krejt në fund të mandatit të tij e në konferencë për media dha dorëheqje; së dyti, nënkryetari Dardan Sejdiu, me e-mail saktësisht në ora 13:00, atëherë kur fillloi mbledhja e Kryesisë, dha dorëheqje. Kur isha në burg dëgjoja lajmet ku thuhej se më prisnin për diskutime. Tash që dola dhe prisja seri të debateve nëpër mbledhjet e organeve tona po radhiten dorëheqjet prej atyre që kërkonin diskutim gjersa isha në paraburgim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt demokratik. Nuk ia imponon askujt qëndrimin. Dje, bashkërisht, me pjesëmarrjen e mbi 2/3 të Kryesisë, kemi votuar që dorëheqjet të rishqyrtohen dhe kemi kërkuar që të gjithë të dorëhequrit të kthehen në Kryesi. Ne kemi marrë vendim për t’i kërkuar edhe një herë, me gjithë dashamirësinë e mundshme, që të kthehen, që të jemi bashkë, që të punojmë së bashku. Vendimi përfundimtar është i tyre. Shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive, pasi as nuk di të mbaj inate dhe as nuk hakmerrem. Kurrë dhe me asnjerin.

Për më shumë, ata që mendojnë ndryshe, që kanë ide të tjera, si anëtarë e si zyrtarë të Lëvizjes, i inkurajoj edhe që të paraqesin platformat e tyre edhe të garojnë për kryetar të ri të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Afati për kandidim është deri të mërkuren, më 10 janar 2018. Unë, tashmë si kandidat zyrtar për kryetar, jam në përfundim të hartimit të platformës time që do ta paraqes pas datës 10 janar. Kush ka ide të tjera dhe pretendon idealizëm, ka jo vetëm të drejtë por edhe detyrë që të garojë në këto zgjedhje të brendshme. Kështu, le të organizojmë debate në fushatën për zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu siç e parashikon edhe Rregullorja jonë e Zgjedhjeve të Brendshme. Sa e vlefshme dhe e dobishme do të ishte kjo si për demokracinë tonë të brendshme ashtu edhe për Kosovën ku duhet të prijmë me shembullin tonë.

Besimi dhe angazhimi për programin politik, parimet si dhe praktikat e demokracisë së brendshme kanë për ta rritur e fuqizuar edhe më tej Lëvizjen gjatë vitit 2018.

8 komente në “Albin Kurti thyen heshtjen për përçarjen e Vetëvendosjes: Ja si është e vërteta”

  1. Naim Frasheri. says:

    Bravo ALBIN.Je politikani i dyte, pas Edi Rames ,qe mendon,per Kosoven dhe te ardhmen e popullit.Je nje person, qe nese do behet, bashkimi i trojeve tona,ju dhe Edi rama, do jini figurat drejtuese, te keti kombi..
    Turp per ata qe te mbajten ne burk..por per ty do ngrihet mbeshtetja nga populli..Sado qe disa shoke armesh,po japin dorheqjen,dhe mundet te rjeshtohen diku gjetke,populli i kosoves te njeh si prijsi dhe themeluesi, i Vetevendosjes..
    Te uroj qe ne te ardhmen te behesh kryeminister i vendit.Je lideri me i pa koruptuar ne Kosove..

    1. Ramush kari says:

      Hem ku kane te krahasuar mafiozet politikuaj sali,edi,ilir,hashim,ramut,ali,menduh etj me Politikanin me te ndritur dhe me largpames sic eshte Albin Kurti…Nuk krahasohet Politikani dhe mendjendrituri me pablot Shqiptare te politikes.

    2. Arjani says:

      Ah mor vemje e ndyre…

      Edvin drogaxhiu qe mbushti shqiperine me droge eshte ilac per Shqiperine???

      Qe gjate mandatit te tij nuk shtroi as 10 km rruge dhe vetem prostitucioni online dhe strip clubet u rriten??

      Pa marr parasysh rritje e madhe te divorceve dhe largimin e 300,000 shqiptareve???

      Se ju kujtoni qe kush shan edvin cifutin eshte me sal kriminelin apo ilir kusarin..

      jo mor jo, me asnjerin nuk jam…. o militant i ri..dhjerjes

      Duhet nje force e re ne krye te Shqiperise, e ngjashme me Nacional Socialistet ne Gjermanine e viteve 1930

  2. Baliu says:

    Ende nuk eshte e kjarte kush eshte ai grupi linques brenda VV, qe po i detyron udheheqesit me funkcione me te larta te jepin doreheqje me procedure te shpejte. A eshte ky dorezim para disa puqistave ala PyDyKy, apo menyre qe permes doreheqjeve puqistat te dalin ne shesh, te diskreditohen dhe keshtu ta eliminojne vetveten. Legjenda Albin Kurti do te dije ta fuse ne shishe demonin e disa “Hamza Kastriotve” qe mesiguri jan infektuar nga virusi i “komandantave” te Rognerit.

  3. jeta says:

    Dikush ka thene:Bota eshte e atyre qe digjen jo e atyre qe ngrohen! BRAVO ALBIN KURTI!Je sot e vetmja shprese me shoket e tu te vertete qe u dhimset ky atdhe i shumevuajtur e neperkembur nga te huajt e ma shume nga vete shqiptaret e patru!Historia do te vlersoje mundin e sakrificat tuaja.KURAJO!

  4. Leo says:

    Albin Kurti ka tiparet e nje njeriu kembengules per te zbuluar e mbrojtur te verteten e fshehur prej llafollogjise gjoja tolerante, por dinake dhe mashtruese. Perpjekjet e Albin Kurtit per te verteten jane “hale ne sy per udheheqesit e burokrstizuar dhe matufjepsur

  5. Cajupi says:

    @Naim Frasheri
    Albini deri me tani duket i sinqerte dhe i ndershem, krejt ndryshe nga pushtetaret aktuale te Kosoves. Nuk e dime se cfare do te ndodhe, nese ai do te marre pushtetin. Sa per Edi Ramen, nuk qendron shume larg me Berishen, Meten, Bashen e te tjere hajdute, genjeshtare dhe mashtrues qe kane uzurpuar pushtetin ne Shqiperi. Sot per sot, Edi Rama as qe mund ti afrohet sadopak Albin Kurtit.

  6. Ruzhdi says:

    Albin Kurti esht e vetmja shpres per Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje