Ditmir Bushati: Në prill Komisioni Europian jep rekomandimin, negociatat në qershor

9 Janar 2018, 09:19Politika TEMA

Në një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, tregoi të gjitha hapat që do të ndiqen nga Bashkimi Europian deri sa të hapen ose jo negociatat me Shqipërinë. Bushati theksoi se muaji prill është edhe më i rëndësishmi duke qenë se Komisioni Europian bën rekomandimin e tij për vendet e Bashkimit Europian:

“Fillimisht në shkurt do të kemi takimin e parë mes Komisionit Europian dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, ku Komisioni do të bëjë publike strategjinë e zgjerimit.

Ne presim që buxheti i ardshëm 7 vjeçar, 2020-2027 të reflektojë qartësisht zgjerimin si një prioritet.

Në prill, Komisioni Europian do të publikojë raportet individuale për secilin prej vendeve që janë pjesë në këtë proces dhe ky është momenti ku ne presim qënë këtë raport Komisioni të konfirmojë progresin që ka arritur Shqipëria, sidomos për sa i përket 5 prioriteteve, reformës në drejtësi që është konsideruar si kryereforma apo kryeprioriteti për këtë fazë për të cilën ne jemi, për t’i dhënë mundësi një shqyrtimi nga ana e vendeve anëtare që do të ndodhë në fundin e qershorit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje