"Djegia e mandateve", apeli i Metës: Jo retorikë konfliktuale. Ligjet janë të mira por...!

8 Janar 2018, 21:22Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” ka komentuar zhvillimet e seancës së fundit në Kuvend ku u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa opozita protestoi dhe hodhi tymuese brenda sallës së Kuvendit.

Meta tha se klima konfliktuale nuk i shërben vendit, kur presim çeljen e negociatave me BE-në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës.

“Të fokusohemi drejt qershorit të këtij viti për negociatat me BE. Vendi i ka të gjitha shanset për negociatat. Nëse humbet kjo mundësi do ketë një kosto të madhe për perspektivën e vendit. Stisja e situatave kaotike mund të kthehej edhe më pas akoma. Duhet të heqim dorë nga fryma konfliktuale”, tha Meta.  

I pyetur nëse zgjedhja e Kryeprokurores vetëm me votat e maxhorancës do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër”.

Është thënë se Shqipëria ligjet i bën të mira, por çalon te zbatimi. Këtë radhë ne nuk do bëjmë gabim fatal. kushtetutën e kemi shumë të mirë për çështjen e reformës në drejtësi.

Pavarësisht nga disa detajime që u bënë atëherë, duke mosparashikuar disa zhvillime në zbatimin e saj të cilat më pas kanë krijuar disa interpretime të ndryshme lidhur ne ndërtimin e institucioneve të rejaKur palët këcënojnë njëra-tjetrën nuk garantojnë për institucione të reja, për drejtësi të re”.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar propozimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve.

“Unë kam qenë dhe jam partizan i pjesëmarrjes në çdo rast në demokraci, pavarësisht nga standardet e demokracisë, apo parlamentit, edhe demokracitë më të zhvilluara kanë problemet e tyre.

Nuk mërzitesh po të them që nuk jam dakord me këtë ide”, u shpreh Meta duke iu drejtuar gazetarit Ilir Babaramo.

Berisha bëri një propozim të tillë pas zgjedhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, zgjedhje e cila u kontestua nga opozita.

3 komente në ““Djegia e mandateve”, apeli i Metës: Jo retorikë konfliktuale. Ligjet janë të mira por…!”

  1. Gjakovari says:

    Zoti President Meta, e keni shansin që në historinë Shqiptare të zëni një vend shumë të lartë për të mirë. Kjo mund të arrihet vetëm nëse nuk e lejoni bashkëshorten, gruan, bashkëjetuesen, nënën e fëmijëve Tuaj dhe bashkpunëtoren Monikë. Sjelljet e saja janë jashtë çdo logjike. Mendo për të mirën e shqiptarëve dhe për fëmijët Tuaj, sepse e kemi shansin që më në fund ta provojmë dhe ta shijojmë Europën. Ti Zt. President mund të jesh çelsi i zgjidhjes së këtij problemi. Mbledh kurajon dhe stopoje ate që po bashkpunon me dreqin. Ju e posedoni zgjuarsinë, maturinë, por gjeje forcën sa s’është vonë. Çelsin e ke në dorë o për derë të parajsës o për të ferrit. Të lutemi për hirë të Shqiptarisë zgjedh të parën.

  2. mmoisiu says:

    Gjakovar ,ke gjetur njeriun e gabuar ,ai ka vetem celsat e Ferrit ne dore ,parajsen nuk ja besojne !

  3. Shigjeta says:

    Mire e ke ti or kok bylyk , per llafe boshe sta kalon askush, pa na sqaro nje cik se cthote ligji i mire qe kemi sic thua zotrote per gruan tende , per sjelljen e saj ne Parlament ??? Dhe thuaje gazetares qe te mer intervisten se cmund te ndodhe po te zbatohet ??? Leri bisedat ne pergjithesi dhe ne hava . Thuaje sakte dhe paster , cili do ishte fati i gruas tende qe sillej si perbindesh ne kuvend ?? Dhe cmund te ndodhe po te zbatohej ligji. Ske faj ti or pis , fajin e ka Edi Rama qe te beri president , kur mund ta conte fare qarte problemin e zgjedhjes se presidentit ne referendum ne popull , pastaj te shikoje ti katunar skrapari kush do qe fati yt . Politikan i cveleftesuar , qe brodhe nga nje parti ne tjetren si bucet e keqia , vetem e vetem te ishe ne karike qe do te siguronte imunitetin e nevojshem per te vjedhurat dhe pislleqet qe ke bere gjate gjithe karieres tende famekeqe , kjo eshte e verteta dhe jo fjale bosh , bla bla bla ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje